Kina ka lançuar dje me sukses dy satelitë të tjerë, të cilët do të bashkohen me sistemin e saj satelitor të navigimit BeiDo (BDS).

Të dy satelitët u lançuan herët në mëngjes me raketën Long March-2B nga kompleksi Xichang, i cili ndodhet në lindje të provincës kineze Sichuan.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua raporton se raketa për më shumë se tre orë arriti në destinacionin në orbitë, me çka familja Long March realizoi në përgjithësi 269 misione të suksesshme në hapësirë.

Satelitët e lançuar do të bashkohen me qendrën satelitore kineze BDS, e cila do të ketë gjithsej tetë satelitë aktivë, BeiDou-3B.

Raketat dhe satelitët janë produkt vendor kinez ndërsa Kina që nga viti 2000 përmes BDS-së siguron shërbime të pavarura të navigimit satelitor. Është paralajmëruar se BDS deri në vitin 2020 do të ofrojë shërbim të navigimit global dhe do të ketë më shumë se 30 satelitë aktivë.

Ky është një sistem navigacioni satelitor i cili shërben për udhëzime navigacioni, harta, për nevojat meteorologjike dhe telekomunikacionit si dhe të tjera. (AA)

22