Kina reagon ndaj deklaratave të liderit koreanoverior

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, deklaroi se Koreja e Veriut do të arrijë qëllimin e saj, që është vendosja e një ekuilibri bërthamor me Shtetet e Bashkuara.

Por, duket se ky qëllim Penianit bie ndesh edhe me aleaten e përhershme të tij, Kinën. Reagimi ka mbërritur nga ambasadori i Pekinit në Shtetet e Bashkuara, i cili ka thënë se për vendin e tij rritja e potencialit bërthamor të Koresë së Veriut është i papranueshëm. “Kina nuk do të pranojë kurrë Korenë e Veriut një vend të fuqishëm bërthamor”, tha ambasadori kinez në Uashington, Cui Tankai. Megjithatë, ai kishte vërejtje edhe për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara. Ai tha se Uashingtoni duhet të heqë dorë nga kërcënimet dhe sanksionet e mëtejshme ndaj Penianit, pasi sipas tij ato nuk janë efikase, përkundrazi. Këshilla e Ciu Tankai është ulja në tryezën e dialogut dhe thotë se pikërisht tani është momenti më i përshtatshëm. Ndërkohë, Kina dhe Rusia kanë refuzuar thirrjen e Shteteve të Bashkuara, që të marrin “aksione direkte” për të parandaluar testimet nukleare dhe raketore të Koresë së Veriut. Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya, tha se Rusia do të përforcojë sanksionet e ngarkuara nga Kombet e Bashkuara këtë javë, por nuk do të shkojmë më tej se kaq. Kina dhe Rusia, kanë thënë se është në duart e SHBA-së që ta zgjidhë çështjen përmes bisedimeve. “Ne u kemi bërë thirrje partnerëve nga SHBA-të, që të bëjnë zgjidhje politike dhe diplomatike që ofron rezoluta, nëse kjo nuk përmbushet atëherë ne konsiderojmë se Amerika është në mospërputhje me rezolutën e miratuar”, ka thënë ambasadori rus në OKB./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne