Kina, Rusia dhe Irani kundër qëndrimit të SHBA-së ndaj grushtit të shtetit në Venezuelë

Kina, Rusia dhe Irani mbështesin Nicolas Maduron si udhëheqësin e vetem të Venezuelës si dhe po i bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara të mos përfshihet në trazirat që po ndodhin në atë vend.

Deklaratat u bënë pasi Uashingtoni njohu liderin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm.

Të mërkurën, Guaido u vete shpall president. SHBA tha se “ish-presidenti Maduro” nuk ka më autoritet dhe i bëri thirrje ushtrisë që të mbështesë Guaidon.

Kina i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos përfshihen në krizën në Venezuelë duke thënë se Pekini kundërshton ndonjë lloj intervenimi të huaj në atë vend.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hua Çunjing tha se të gjitha palët në konflikt duhet të mbesin “racionale dhe të qeta” si dhe të kërkojnë zgjidhje politike.

Kina i ka dhuruar Venezuelës 65 miliardë dollarë në 10 vitet e fundit, nëpërmjet huadhënies, depozitave dhe investimeve.

Irani njoftoi se mbështet presidentin, Nicolas Maduro dhe akuzoi opozitën për goditje shtetërore dhe përpjekje për marrjen e pushtetit në mënyrë të paligjshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Bahram Ghasemi e dënoi siç tha “ intervenimin e hapur dhe të kundërligjshëm të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë”.

Në të njëjtën kohë, Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos ndërhyjnë ushtarakisht në Venezuelë, duke pretenduar se një veprim i tillë do të shkaktonte një skenar katastrofik, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Sergei Ryabokov.

Deri më tani ushtria i ka mbetur besnike Maduros.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne