Kina thirrje që “kriza në Gadishullin Koren” të zgjidhet me dialog

Autoritetet e Kinës i dërguan apel bashkësisë ndërkombëtare dhe Koresë së Veriut se kriza lidhur me kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut të zgjidhet me dialog.

Gjatë vizitës zyrtare në Filipine, shefi i diplomacisë kineze, Vang Yi, në Manila deklaroi se sanksionet ndaj Koresë së Veriut janë të nevojshme, por ato vetvetiu nuk janë qëllimi final.“Kërcënimi bërthamor në Gadishullin Korean doemos duhet të zgjidhet me dialog”, tha Vang dhe shtoi se nevojitet të ripërtërihen negociatat e “gjashtës” në të cilën bëjnë pjesë Kina, SHBA-të, Rusia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut.

Ministri kinez, Vang, po ashtu porositi se tensionet në Gadishullin Korean mund të ulen vetëm me hapa të njëkohshme të palëve, ku konkretisht Koreja e Veriut të heq dorë nga programi bërthamor, ndërsa SHBA-të me aleatët t’i japin fund stërvitjeve në atë rajon.

OKB tashmë prej 11 vitesh zbatojnë sanksione të ashpra ndaj autoriteteve të Koresë së Veriut, ndërsa sanksionet e fundit Këshilli i Sigurimit i OKB-së i miratoi mbrëmë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne