Kinë – Chunying: Do të luftojmë deri në fund në çdo luftë tregtare

Ministria e Jashtme kineze ritheksoi të premten qëndrimin e saj mbi lëvizjet e fundit tregtare të ShBA-së duke thënë se Pekini do të luftojë deri në fund në çdo luftë tregtare, sipas Radios Ndërkombëtare të Kinës (CRI).

Zëdhënësja e MPJ kineze, Hua Chunying, deklaroi në konferencën e përditshme për shty se vendi i saj u kërkon Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të marrin vendime të arsyeshme dhe të kujdesshme.

Pavarësisht paralajmërimeve të forta nga grupet e biznesit dhe ekspertët e tregtisë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi të enjten një memorandum, mbi bazën e të cilit mund të vendosen tarifa doganore shtesë deri 60 miliardë dollarë amerikanë importe nga Kina dhe kufizimet mbi investimet kineze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, një këshilltar tregtar i Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve se hakmarrja mund të ishte e vështirë për Kinën.

Në përgjigjen e saj, zëdhënësja Hua Chunying u shpreh se këto komente tregojnë një keqkuptim të situatës duke nënvlerësuar vendosmërinë dhe aftësinë e Kinës për të mbrojtur interesat e saj të ligjshme dhe çmimin që duhet të paguajë SHBA-ja për veprimet e saj arbitrar. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne