Kinë, shi artificial në një sipërfaqe tre herë sa Spanja

Që nga viti 2013 Kina ka krijuar 55 miliardë tonë shi artificial në vit. Vendi tani është duke hyrë në projektin më të madh të tij të shiut artificial të zbatuar ndonjëherë. Sa i përket planit, të shpallur këtë muaj, autoritetet kineze synojnë të krijojnë artificialisht reshje dhe borë mbi 1.6 milion km katrorë, një sipërfaqe afërsisht tre herë më e madhe se Spanja. Sipas njoftimeve të mediave, qeveria kineze do të përdorë teknologjinë e re ushtarake që ndryshon motin, teknologji e zhvilluar nga Korporata Kineze e Hapësirës dhe Teknologjisë që është në pronësi të shtetit. Kina ka në plan të ndërtojë dhjetëra mijëra dhoma të djegies në malet tibetiane. Dhomat do të djegin një lëndë djegëse të ngurtë, e cila do të rezultojë në çlirimin e grimcave të jodit të argjendit që fluturojnë drejt qiellit.

“Më shumë se 500 dhoma djegëse janë vendosur në shpatet alpine në Tibet, Xinjiang dhe zona të tjera për përdorim eksperimental. Të dhënat që kemi mbledhur tregojnë rezultate shumë premtuese, “tha një studiues për gazetën kineze Morning Post. “Nganjëherë dëbora fillonte të binte pothuajse menjëherë pas ndezjes së dhomës. Dukej sikur qëndronim para një shfaqje magjike, “tha ai.

Tradicionalisht, procesi i shiut artificial konsiston në lëshimin me raketa të kimikateve në re që përshpejtojnë krijimin e kristaleve të akullit që eventualisht kthehen në shi. Kina përdor aeroplanë ushtarakë për këtë qëllim./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne