Një fosil 174-milionëvjeçar i një dinozauri është zbuluar nga ekspertët në Kinë.

Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore, “Nature Communications”, ky dinozaur i emërtuar “Lingwulong”, që përkthyer nga kinezishtja do të thotë “Dragoi Madhështor”, ishte 10-15 i gjatë dhe peshonte 70 tonë.

Kjo specie barngrënëse me kokë të vogël jetonte dhe kulloste në grupe të vogla.

Hulumtimet e mëhershme argumentonin se familja e diplodokëve, të cilës i përket edhe dinozauri i pagëzuar si “Dragoi Madhështor”, ka jetuar rreth 160 milionë vite më parë, por studimi i fundit zbulon se kjo familje dinozaurësh është të paktën 14 milionë vite më e lashtë.

Zbulimi në fjalë konsiderohet si një gjurmë e re në rrugën e gjetjes së fosileve edhe më të hershme./ trt

23