Kioskat që (për)fitojnë nga të dhënat tona personale

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka përuruar në njësinë nr. 5 shërbimin e ri e-kiosk, parashikuar të vihej në funksionim që në muajin janar. Veliaj është shprehur i lumtur për projektin që sipas tij tani zgjidh çështjen e radhëve në zyrat e njësive. Ndonëse ky problem është tashmë i paqenë, vendosja e kioskave është shoqëruar edhe me shërbimin online ekioska.al ku ofrohen shërbimet njësoj si në portalin qeveritar e-albania.

Kështu Erjon Veliaj ka themeluar Republikën Dixhitale të Tiranës me një kosto që zyrtarisht ka shkuar 174 milionë lekë me një procedurë shumë të dyshimtë.

Por afrimi me botën dixhitale, që përfshin qoftë shërbime e integruara online apo edhe kamerat e sigurisë në shumë ambiente, ndodh në disproporcion me kulturën tonë për privatësinë dhe ruajtjen e të dhënave. Aktualisht, softin dhe transaksionet që kryhen përmes kioskave dixhitale i administron operatori privat që ka fituar tenderin dhe aty ai ka mundësi që të shohë çdo veprim të një subjekti që identifikohet me një kartë identiteti. Që këtej nis edhe problem për të cilin askush nuk flet dhe jep llogari edhe sepse kultura jonë është e tillë: nëse në botë shkeljet e Facebook janë parë si problem shumë serioz që kërcënon të ardhmen, në Shqipëri kjo u vështrua si kuriozitet për daljen para Kongresit të Zuckerberg.

Kjo me kioskat dixhitale nuk është shqetësim teorik. Ka disa raste kur shërbime të tilla kanë shkelur të drejtat e individit.

Një shërbim që ka shumë ngjashmëri me kioskat e reja dixhitale në Tiranë është edhe shërbimi Pay&Go, që ushtrohet përmes kioskave dixhitale të markuara me logon përkatëse e përmes të cilave qytetarët kryejnë shumë shërbime, përfshirë edhe pagesa faturash. Nëse i hedh një sy faqes së Pay&Go aty shikon vetëm listë shërbimesh, përshkrim të procesit dhe sesi thjeshtohen procedurat. Nuk është shumë e vështirë për t’u kuptuar se kjo kompani fitimin e ka te komisioni që mban për çdo transaksion që kryhet pasi shërben si sportel i hapur 24 orë.

Mirëpo problemi i menaxhimit të të dhënave ka dalë në sipërfaqe që në vitin e parë të punës së operatorit. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka gjobitur subjektin në fjalë në dhjetor të vitit 2017 për shkak se ka kryer marketing me të dhënat personale të individëve që kanë shfrytëzuar kioskat dixhitale.

thuhet në arsyetimin e vendimit. Shkeljet nuk përfundojnë vetëm këtu. Përtej këtij aspekti, Pay&Go ka pretenduar se:

Nga ana tjetër një pikë e cila vihet në dukje në shumicën e hetimeve administrative të kryera nga Komisioneri, është edhe mungesa e publikimit të politikave të privatësisë dhe kjo vihet re edhe te faqja online e shërbimit ekioska.al që promovohet nga Bashkia Tiranë dhe paguhet me para publike.

Kjo sjellje, më së paku joprofesionale si dhe situata me Pay&Go e cila përpunon të dhëna dhe kryen transaksione pa lëshuar kupon tatimor – një çështje më vete kjo në tregun shqiptar të institucioneve jobanka – është një sinjal për qytetarët që të kenë shumë kujdes kur fusin kartën ID të tyre në kioska të ndryshme pasi të dhënat që japing falas mund të përpunohen për gjithfarë qëllimesh. Dhe as lumturia e z. Veliaj, as edhe gjobat e Komisionerit nuk bëjnë punë në këto raste. Sidomos kur vendimet për çështje të tilla injorohen nga mediat.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne