Kisha Maqedonase kundër ndryshimit të emrit

Kisha Maqedonase ka rikonfirmuar qëndrimin se është kundër ndryshimit të emrit për Maqedoninë. “Emri i Kishës dhe i vendit duhet të mbetet i pandryshuar”-thuhet në një deklaratë të Kishës, cila refuzon çdo rishikim të emrit “Maqedoni”.

Gjatë punimeve vjetore, Këshilli i Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit” bëri një rkonfirmim të pozicionit se as vendi dhe as Kisha nuk duhet të ndryshojnë emërtim.

Në mënyrë të veçantë në rezolutën e miratuar, kryepeshkopët konfirmojnë qëndrimin e kishës, dorëzuar më 26 dhjetor 2017, i cili parashikon “pozitën e pandryshuar kushtetuese të gjuhës maqedonase, duke ruajtur karakterin unitar të Maqedonisë dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar.”

Gjithashtu, anëtarët e bordit u bënë thirrje të gjithë aktorëve politikë në vend të “miratojnë një qëndrim të përgjegjshëm në këto kohë të vështira për vendin , plot me sfida, duke rekomanduar që të përdorin të gjitha mjetet e mundshme për të ruajtur identiteti kombëtar dhe shpirtëror të popullit maqedonas, si dhe çdo gjë maqedonase”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne