Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije Radoviç deklaroi se Kisha Ortodokse Serbe (SPC) është kundër idesë së korrigjimit të kufirit me Kosovën.

“Ne ende nuk e dimë se çfarë do të thotë ky demarkacion”, tha Amfilohije në një intervistë për agjencinë ruse TASS.

Mitropoliti Amfilohije theksoi mes të tjerash se “dy të tretat e popullsisë së botës nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Shpresojmë që të gjithë ata do të na ndihmojnë, dhe se me ne do të jenë ato vende evropiane, që nuk e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës, pavarësisht presionit të Shteteve të Bashkuara. 

Shpresojmë që çështja e Kosovës do të kthehet në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare, Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të gjitha rregullave ndërkombëtare mbi çështjet e kufijve”.

14