Kishat kritikojnë Izraelin për përpjekjet e bëra për ‘dobësim të pranisë së krishterë’ në Jerusalem

Kishat kryesore në Jerusalem së bashku, ditën e martë nxorën një deklaratë të rrallë ku dënuan atë që ata e quajtën përpjekje “sistematike” izraelite për të “dobësuar praninë e krishterë” në qytet.

Deklarata, e nënshkruar nga krerët katolikë, ortodoksët grekë, armenë, luteranë dhe kishat e tjera, dënoi një vendim të gjykatës izraelite që lejonte një grup pro-vendbanimeve të merrte kontrollin mbi tokën e kishës në një zonë kryesisht palestineze në Jerusalemin lindor të aneksuar si dhe denoi po ashtu një projektligj në parlamentin izraelit në lidhje me tokën e kishës.

“Ne shohim në këto veprime një përpjekje sistematike për të minuar integritetin e Qytetit të Shenjtë të Jeruzalemit dhe Tokës së Shenjtë dhe për të dobësuar praninë e krishterë”, tha deklarata.

Më 31 korrik, një gjykatë e Jerusalemit mbështeti marrëveshjet e diskutueshme të pasurive të paluajtshme që përfshijnë organizatën izraelite pro vendbanimeve Ateret Cohanim dhe kishën për dy prona hotelesh pranë hyrjes në portën jaffa të Qytetit të Vjetër.

Kisha ortodokse greke ka mohuar shitjen e tokës dhe e quajti vendimin “të motivuar politikisht”.

Vec kësaj, një projekt-ligj i propozuar në parlamentin izraelit do të transferonte në shtet të gjitha ish tokat e kishës që iu ishin shitur investitorëve privatë, në këmbim të kompensimit, raportojnë mediat izraelite.

Projektligji ende nuk është miratuar por mund të dëmtojë marrëveshjet e ardhshme të pronës së kishës.

Deklarata tha se të dy masat kërcënuan një marrëveshje dhjetëvjeçare midis feve për qeverisjen e vendeve në Jerusalem.

“Ne nuk mund ta theksojmë mjaftueshëm situatën tepër serioze që ky sulm sistematik i kohëve të fundit mbi statukuonë ka pasur në integritetin e Jerusalemit dhe në mirëqenien e komuniteteve të krishtera të Tokës së Shenjtë,” tha deklarata.

Ata kërkuan mbështetje nga të krishterët anembanë botës./ Gazeta Impakt

burimi: dailysabah

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne