KJO NUK ËSHË LUFTA JONË…!

Nga Savash VELIU

Shqiptarët janë rizgjuar e sidomos shteti amë Shqipëria që vëren se ish fuqitë e skaduara majtiste të Lindjes dhe djathtiste Perëndimoro-Amerikan tentojnë me çdo kusht të ringjallin kufomën gogole të bajraktarizmit të vdekur duke u quravitur se kinse Ballkani po kërcënohet prej rusëve dhe turqëve dhe si të thuash gogoli i vetshpallur jep të drejtën të shpallet atlet mbrojtës e anëve tona duke u mbështetur mbi paramilitarët e jo mbi pushtetet shtetërore qeverisëse duke imponuar pushtet paramilitar siç ishte Iraku, Siria e tjerë.

Gogoli haron se populli nuk i sheh më gjërat bardh e zi e më pak si të mirëseardhur kapadahit të asdisur në hapsiratë e saja sepse paraqiten si luftenxitës e jo si paqedashës, gjëra që skajshmërisht i urren populli duke ia treguar derën…!

Për momentin analiza nuk vlen për Kosovën josovrane ngase ajo si ‘shtet’ ka mungesën e lirisë e të shprehurit dhe të vetvendosurit si popull Sovran dhe prandaj gjithçka që veprohet dhe thuhet në të është artificiale dhe jo e denjë për respekt…!

Sot Serbia e ndrydhur dhe kokë ulur nuk përfaqëson kërcënim ushtarak për fqinjësinë e saj ngase është nën kontrollin Turk dhe e mba larg ndikimeve Amerikane si dhe atë Ruse e cila në mes tyre dhe serbisë qëndron si një tampon duke i mbajtur në distancë dy fuqitë hegjemoniste.

Amerika është larg ndikimit serb shkaku i Turqisë dhe Rusisë ku çfaqen gjasa të mëdhaja që shqiptarët të përfitojnë maksimumin nga ky gogol amerikan nëse do dinin të politizonin syçel në shenjë të hakmarrjes për copëtimin e trojeve nga bota perëndimore duke ia shkëputur pjesët e saja etnike si revansh historik prej kontrolit perëndimor.

Eshtë realitet se Ballkani dhe popujtë ballkanas smund të ngrejë edhe një konflikt të imponuar nga dy fuqitë e mëdha ngase ballkanasit janë të orientuar vetëm për paqe dhe rehati mes veti si popujë. Por kuptohet se fuqitë e errta ushqehen vetëm mbi konflikte dhunuese përndryshe ata i mbyt paqeja dhe qetësia një shkak që i fundosë përfundimisht me projektet e tyre të projektuara ogurzi nën dhe.

Pa dyshim që është sëmurur rëndë bota kur Fuqitë e mëdha si Amerika dhe Rusia haptazi janë reshtuar anës terrorit dhe krimit mbi njerëzinë dhe smeritojnë të udhëheqin botën sepse sjanë garantues të paqesë dhe lirive të popujve të sotëm, por lakmojnë gjithnjë ta kthejnë lavdinë dhe krenarin e humbur që dikur e gëzonin kur e gjithë bota ishte e heshtur nën lot përball krimeve të tyre çnjerëzore.

Edhe më herët theksova se populli Shqiptar gjendet në udhëkryqin më të rrezikshëm të sprovave sfiduese nga e cila do varet e ardhmja e saj si kombë nëse do dinin të rireshtohen para lëvizjeve gjeopolitike dhe gjeostrategjike që iu imponohet duke ua anashkaluar interesatë e tyre kombëtare nga këta dy faktor luftënxitës afatskaduar!

Janë Amerika dhe Perëndimi që ushqejnë dhe nxisin terrorinë botëror dhe neve nuk na ka hije të jemi pran dhunuesve sepse jemi populli më paqedashës dhe populli më i terrorizuar në glob prej nxitjeve të tyre por, aktet e krimit janë lënë të kryhen nga dora e sllavogrekëve ortodoksë.

Prandaj, Kjo nuk është lufta jonë por e imperialistëve të skaduar që kanë humbur sistemin hegjemono-eksploatues mbi skenën botërore që ata i tërbon pa masë sot!/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne