Kleriku i lartë shiit i Irakut: Torturimi i robërve të ISIS është krim

Kleriku i lartë shiit i Irakut kundërshton hakmarrjen ndaj robërve të ISIS dhe bashkëpunëtorëve të tyre pas çlirimit të Mosulit dhe ka bërë thirrje se robërit e ISIS nuk duhet torturuar, sepse torturimi ndaj tyre është krim.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ajetollah Sistani, klerik i lartë shiit në Irak, duke theksuar mbi atë se keqtrajtimi dhe torturimi i robërve të ISIS, është krim, ka thënë se dorëzimi i tyre tek autoritetet gjyqësore dhe ruajtja e shpirtit të qytetarëve është e nevojshme. Pas çlirimit të Mosulit një numër i madh i pjesëtarëve të ISIS janë kapur nga trupat irakiane. Ahmed Safi, përfaqësuesi i lartë i shiitëve irakianë në Qerbela, të premten tha e fitorja e plotë në Irak arrihet atëherë kur të gjitha rajonet do të çlirohen nga pushtimi i ISIS. Një informacion tjetër nga Iraku, duke cituar një burim lokal në provincën Ninva të Irakut, ka njoftuar se ISIS për shkak të sëmundjeve vdekjeprurëse në Tel Afar, në perëndim të Mosulit, ka evakuuar disa të burgosur./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne