Klopp: Dëntimi i Mohamed Salah është serioz, mund të humbasë Botërorin 2018

Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klopp, në lidhje me gjendjen e yllit egjiptian, Mohamed Salah, i cili u detyrua të dalë nga loja në ndeshjen finale me Realin e Madridit për Ligën e Kampioneve, tha se lëndimi i tij është serioz.

“Pas ndeshjes, Salah shkoi në spital për të bërë rrezet X. Nuk duket mirë”, deklaroi Klopp.

“Salah mund të humbasë Kupën e Botës. Ka një problem serioz në krah. Me të vërtetë e pabesueshme”, tha Klopp duke treguar se lëndimi i tij mund të jetë më i rëndë sesa parashikohej.

Salah u lëndua pas një dueli me Sergio Ramos dhe mes lotëve la fushën në minutën e 31-të. /AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne