Data 19 prill është edhe afati i fundit ku Partitë mund të regjistrohen në koalicione për zgjdhjet e 18 Qershorit.
Në një kohë që Partitë Politike tashmë prej dy muajsh janë të ndarë në qëndrimet e tyre mbajtja e zgjedhjeve në afatin e përcaktuar mbetet në pikëpyetje.
Vetë kryeministri Rama shprehet i bindur se zgjedhjet do të mbahen në datën 18 qershor duke iu referuar për këtë argument të tijin Kushtetutës.
Kreu i LSI-së dhe njëkohësisht Kreu i Kuvendit Meta deklaron se zgjdhje pa opozitën nuk duhet të ketë dhe sesa më parë duhet të ulet në tryezën e dialogut.
Në këto kushte nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë nesër, nëse LSI do rregjistrohet me PS-në apo përsëri do të shkelet afati kushtetues për rregjistrimin e koalicioneve./Gazeta Impakt