Koalicioni amerikan anti-ISIS rrëzon një avion luftarak të Sirisë

Komanda e përgjithshme e ushtrisë së Sirisë ka njoftuar për rrëzimin e një avioni luftarak të këtij vendi pasi ai ishte sulmuar nga forcat e koalicionit amerikan.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se komanda e përgjithshme e ushtrisë së Sirisë të dielën në mbrëmje ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka thënë se avionët e koalicionin amerikan me pretekst të luftës kundër ISIS, të dielën në mesditë kanë sulmuar dhe rrëzuar një avionë luftarak të Sirisë i cili ishte duke kryer operacione kundër grupit terrorist ISIS në rajonin Al-Resafa në jug të Rakas në veri të Sirisë. Aktualisht piloti i këtij avioni të rrëzuar konsiderohet i zhdukur. Komanda e përgjithshme e ushtrisë së Sirisë në këtë deklaratë, theksoi se ky agresion i forcave të koalicionit amerikan është kryer për të penguar avancimin e ushtrisë së Sirisë në luftën kundër ISIS. Ky sulm i forcave të koalicionit amerikan nuk le asnjë dyshim rreth mbështetjes së Amerikës ndaj terroristëve. Komanda e përgjithshme e ushtrisë së Sirisë theksoi: “Ky veprim zbulon qëllimet e vërteta dhe të këqija të Amerikës në administrimin e terrorizmit për zbatimin e planeve sioniste-amerikane në Lindjen e Mesme”. Komanda e përgjithshme e ushtrisë së Sirisë, gjithashtu, theksoi se veprime të tilla agresive nuk do të dobësojnë vullnetin e forcave të armatosura të Sirisë për vazhdimin e luftës kundër terrorizmit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne