Koalicioni amerikan vret 16 civilë në Deyrizor të Sirisë

16 civilë kanë humbur jetën në qytetin Deyrizor të Sirisë si pasojë e sulmit ajror të forcave të koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Udhëheqësi i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), Rami Abdulrahman bëri të ditur se një grup civilësh, mes të cilëve edhe 8 gra dhe një i moshuar u mor në shënjestër teksa ishte duke u arratisur nga përleshjet e armatosura në qytezën Bagoz në Deyrizor në drejtim të kufirit të Irakut.

Edhe agjencia ruse e lajmeve Sputnik, në lajmin e bazuar në portalin lokal të quajtur Ikhbariya bëri të ditur se 7 nga të vrarët në sulm ishin fëmijë.

Kurse nga forcat e koalicionit nuk është bërë ende asnjë deklaratë.

Civilët që kanë mbetur të izoluar (bllokuar) ndërmjet organizatave terroriste YPG/PKK dhe DAESH, ndërkohë që vazhdojnë bombardimet, përpiqen të dalin jashtë qytezës.

Zëdhënësi i Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Andrej Mahecic në një deklaratë që kishte bërë në fillim të muajit kishte thënë se organizata separatiste terroriste YPG/PKK nuk i lejon të shpërngulurit nga pjesa lindore e provincës Deyrizor të kalojnë transit (në pjesët e tjera të vendit, Sirisë) duke i kufizuar popullatës civile lirinë e lëvizjes në rajon dhe duke u sekuestruar civilëve dokumentet e identifikimit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne