Kofi Anan: Trump duhet të futet në bisedime me Iranin

Ish sekretari i përgjithshëm i OKB ka kërkuar dialog mes Amerikës dhe Republikës Islamike të Iranit.

Kofi Anan, në një bisedë telefonike me Associated Press kërkoi që qeveria e Trump të futet në bisedime me Republikën Islamike të Iranit. Irani me nënshkrimin e marrëveshjes bërthamore me grupin 5+1, botës i ka shtrirë dorën e miqësisë. Përveç kësaj Anan tha se Irani është pjesë e zgjidhjes së krizave në Lindjen e Mesme si në Siri dhe në Irak. Kofi Anan aktualisht mban kryesinë e grupit të quajtur Mjekrat e Bardha që është themeluar më herët nga Nelson Mandela. Ai ka qenë sekretar i përgjithshëm i OKB që nga viti 1996 deri në vitin 2007./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne