Koha e Kryqëzatave: Një histori nga Jeruzalemi i Salahudinit

Marjeta ishte një vajzë e bukur europiane që kish lindur në Jeruzalem. Ajo bënte një jetë të lumtur nën diellin e ngrohtë mesdhetar të Jeruzalemit. Jetonte bashkë me burrin e saj dhe foshnjën Gabriel (emri është fiction) që kish pak kohë që u kish lindur.

Por gëzimin e saj e prishi kushtrimi i ushtrisë së Kryqëzatës të cilët ishin vënë në alarm për të mbrojtur qytetin e Jeruzalemit nga një armik barbar.
Thuhej se Salahudini dhe ushtria e tij muslimane ishin njerëz të tmerrshëm, kanibalë dhe të pafe. Për ta thuhej se nuk pyesnin fare për gra e fëmijë as për besë e nder.
Rreziku ishte i madh dhe të gjithë banorët e Jeruzalemit kishin rrëmbyer armët për të mbrojtur qytetin e shenjtë të Jeruzalemit.
Marjeta jetonte ditë ankthi, burri i saj i dashur, trimi i saj ishte atje me mbrojtësit e tjerë. A thua do ti kthehet prapë si fitimtar e ta shtrëngojë prapë në gjirin e tij. Apo ditët e lumtura mbaruan? A thua është gjallë, apo e kanë vrarë barbarët e Salahudinit?
Këto pyetje vërtiteshin në kokën e gruas së re me emrin Marietë..Në fakt të gjitha gratë e Jeruzalemit sytë i kishin tek mbrojtësit e tyre.
Në kisha kumbonin këmbanat, luteshin priftërinjtë dhe bekonin trimat kryqtarë.. Të gjithë i luteshin Zotit ti mbrojë nga djajtë e Salahudinit.
Për Salahudinin i kishin thënë në kishë se e shtron sofrën e tij me koka njerëzish të shkuar në hell dhe pin gjakun e tyre si vera. Thuhej se ishte djalli vetë..

Kur erdhi pasditja u dëgjuan boritë e triumfit. Trimat i kishin përzënë djajtë e Islamit. Ata vetëm sa kishin dalë jashtë mureve të qytetit dhe muslimanët të tmerruar ia kishin mbathur vrapit nga tmerri i trimave kryqtarë..

Në qytet shpërtheu hareja, të gjitha gratë dhe fëmijët dolën për të pritur trimat e tyre. Edhe Marieta e dalloi trimin e saj në mesin e shumë të tjerëve. I doli përpara dhe iu hodh në qafë. I afroi ta puthte edhe Gabrielin e vogël babait të vet. E lumtur se frika e saj kaloi..
Në mbrëmje në katedrale, u mbajt një meshë e madhe për nder të fitores dhe falenderonin Krishtin se i kish përzënë djajtë..
Marjeta çuditej sesi këta muslimanët kishin dërrmuar ushtritë kryqtare në Hitin, vetëm para pak ditësh.. S’është e mundur thoshte. Ata nuk janë përballur me trimat tanë kryqtarë.. Ata kanë gjetur vetëm ca amatorë dhe asgjë më shumë..
Pas meshës të gjithë të lumtur shkuan në shtëpitë e tyre. Edhe Marieta shkoi me dashurinë e saj dhe të tre festuan fitoren.

Në darkë pasi ranë të flinin Marieta po shihte një ëndërr të bukur sikur shëtiste me burrin e saj dhe Gabrielin e dashur. Kur befas qielli u errësua dhe qyteti nisi të trazohet i lemerisur. Boritë e alarmit binin gjithandej.. Marietës i doli gjumi, mendoi se ishte një ëndërr e keqe, por alarmi sa vinte e bëhej më i fortë. Pa shtratin e saj dhe burri nuk ishte aty.. Nuk ishte ëndërr.. Po ndodhte..

Ushtria e Salahudinit në fakt thjesht kish bërë një tërheqe taktike, e tashmë ishin kthyer fuqishëm e godisnin ashpër muret e qytetit të Jeruzalemit. Gati sa nuk po e shkulnin qytetin nga vendi. Nga larg dukej një flakë e madhe që çante errësirën. Gratë dhe fëmijët qanin, këmbanat e kishës nuk pushonin së kumbuari, Ting-tong..
Pas pak kohe, aty nga mëngjesi u hap lajmi se ushtria kryqtare ishte dërrmuar keq. Shumë ishin vrarë dhe të tjerë të plagosur por dhe shumë robër ishin zënë. Thuhej se qyteti do të dorëzohet në mëngjes. Vetëm disa orë e ndanin nga jeta e tij 88 vjeçare nën sundimin e kryqtarëve.
A thua ëndrra po merrte fund? A thua ditët e bukura kishin mbaruar? Si është e mundur 60 mijë luftëtarë trima që mbronin qytetin, të ardhur nga e gjithë Europa, si mundej të dorëzoheshin para 12 mijë luftëtarëve të Salahudinit?
Po më pas çdo të ndodhë? Nëse muslimanët hyjnë në qytet kanë për ti therur të gjithë njerëzit, gratë, fëmijët, pleqtë. Sa gra do të dhunoheshin, sa fëmijë do të digjeshin në zjarr. Mendimi se nuk do ta shihte më burrin e saj të dashur i futi një frikë therëse në zemrën e Marjetës.
Qyteti ishte zgjuar i lemerisur. Të gjitha gratë dolën në rrugë për të pyetur për burrat e tyre. Edhe Marjeta kish dalë të pyeste. Ajo ndalonte këdo që rendte drejt saj. Por askush nuk e kishte mendjen tek ajo. Kish prej tyre që i përgjigjeshin shkurt, nuk e di.
Të tjerë që i përshkruanin tmerrin. Shejtanë që vërshuan nga çdo anë. Ne u hedhim zjarr të nxehtë por ata nuk digjen. Ata nuk janë njerëz moj..
Të tjerë as që merreshin me hallin e saj, shkonin të mjekoheshin nga plagët e marra.
Gjatë rendjes ajo dalloi një komandant i cili po vinte me kokë ulur drejt saj. -I nderuar zotëri, pyeti Marieta, A e ke parë gjë burrin tim? Komandantit i erdhi keq për të dhe u mundua ta qetësonte. Ai deshi tia largonte mendimet e frikshme duke i thënë: Muslimanët? E pse duhet të tmerrohemi. Ata thjesht po kthejnë tokën e tyre, që ne ua pushtuam para 88 vjetësh.
-Por ata do të na masakrojnë, ia ktheu Marjeta. -Edhe nëse e bëjnë këtë, prapë ata na barazojnë çfarë u kemi bërë atyre atëherë kur ua pushtuam Palestinën. Vetëm në këtë qytet ne kryqtarët masakruam të gjithë banorët muslimanë. 70 mijë njerëz gra e fëmijë e pleq i kemi therur vetëm për tre ditë këtu. Gjaku i njerëzve rridhte lumë nëpër këto kanale.. Prandaj qetësohu, shkon haku te i zoti..

Qyteti ngriti flamujt e bardhë të dorëzimit. Kjo ishte ajo që nuk mund ta priste kurrë Marieta. Salahudini kish kërkuar komandantin kryesor të kryqtarëve për marrveshjen e dorëzimit..
U ra dakord që kryqtarët me gjithë familjet e tyre mund të qëndrojnë lirshëm në Jeruzalem nën pushtetin e Islamit për 40 ditë. Pastaj, ata që nuk duan mund të lëshojnë qytetin duke paguar 10 dinarë floriri për burrat 5 për gratë dhe 2 për fëmijët. Ndërsa ata që preferojnë të qëndrojnë me besimin e tyre duhet të paguajnë 1 dinar floriri në vit si Xhizje për familje. Ata që nuk munden janë të liruar nga ky detyrim. (1 dinar floriri sot ka vlerën e rreth 200 euro). Në këmbim të kësaj qytetarëve kryqtarë u sigurohet mbrojtja, liria dhe jetesa në komunitet bashkë me pronat dhe kishat e tyre.

Marieta nuk mund të besonte. Si është e mundur, thoshte me vete, këta gjakatarë të pashpirt, këta kanibalë, të na japin këto të drejta. Edhe pasi u bëmë ato që u bëmë para 88 vjetësh. Në marrveshje nuk shkruhej asgjë për bastisje të qytetit as për vrasje njerëzish. A mos ishte kjo një dredhi e muslimanëve? Në kishë atyre u flisnin vazhdimisht se muslimanët janë të pabesë dhe gjakatarë të tmerrshëm.

Më në fund u hap fjala se muslimanët po hyjnë në qytet. Njerëzit nga frika futeshin brenda dhe mbyllnin dyert me zemër në fyt. Të gjithë i luteshin Krishtit dhe shën Mërisë që tu vijë vdekja sa më shpejt. Puthnin fëmijët dhe qanin për fatin e tyre të kobshëm, që mund tu vinte në derë nga momenti në moment.
Edhe Marieta bashkë me Gabrielin e saj u kthye e pashpresë në shtëpi. Frika dhe dëshpërimi e kishin kapluar. Burrin nuk e kishte aty, nuk dinte a është gjallë apo i vdekur.
Muslimanët hynë në qytet dhe Tekbiret e tyre (Allahu Ekber) dëgjoheshin gjithandej. Qytetit i mungonte Tekbiri për kaq kohë. Askush nuk lejohej të ishte musliman dhe për Islamin flitej vetëm në kishë..
Ajo që pritej nga të gjithë, nuk po ndodhte. Asnjë ulërimë, asnjë derë e shqyer. Madje, njerëzit po dilnin në rrugë për të parë sesi janë këta muslimanët.
Shumë gra e fëmijë dolën në rrugë të shtyrë nga kureshtja, pasi u siguruan se nuk po ndodhte asgjë e keqe prej tyre..
Ajo që e dëshpëroi pa masë Marietën ishte kryqi i madh i vendosur mbi kupolën e artë në Xhaminë Aksa. Tashmë po shkulej që aty. Kishte 88 vjet që ajo kupolë mbante mbi shpinë atë kryq. Për kaq kohë Ezani nuk këndohej më aty.
Por sot ishte dita e madhe e triumfatorëve. Ata e pastruan xhaminë e tyre nga ikonat dhe kryqet. Ua dorëzuan ato priftërinjve dhe përgatitën xhaminë e shenjtë për të falur Namazin aty.

Humbja e burrit për Marietën shpresëfikur nuk zëvendësonte asgjë nga çfarë po shihte. Ajo vendosi që bashkë me të tjerët të linte Jeruzalemin e saj të dashur dhe kujtimet e saj. Nuk mund të qëndronte në shtëpinë që gjithçka aty i kujtonte dashurinë e saj që kish humbur. Pagoi 6 dinarët dhe iu bashkua karvanit që do të shkonte në Tripoli të Libanit. Aty gjendeshin akoma kryqtarët dhe të paktën do bënte jetën e saj kristiane me ta.
Sapo lanë qytetin karvani u rrethua nga një togë ushtarësh musliman. Gratë nisën të qanin nga frika, po ashtu dhe Marieta. Ja po dilte fjala e priftërinjve se muslimanët janë të pabesë.

Ushtarët u dhanë urdhër që të shkonin tek një kodrinë aty pranë sepse Salahudini po i priste. Sapo dëgjuan emrin e tij, të gjithë çuan ndërmend më të keqen. Vetë ai banditi më i egër i kish kërkuar. Kushedi se sa gra do të rrëmbente e sa fëmijë do të vriste.
Asnjë grua nuk kishte guxim të ngrinte kokën lart, të gjitha kishin frikë. Mirpo kur Marieta pa Salahudinin, nuk e besoi që ai burrë vigan me mjekërr të bardhë të përçonte atë fisnikëri. Ajo kish menduar se ai do të ishte i errët dhe me sy të kuq.
Salahudini i përshëndeti të gjithë me Paqe. Pastaj u tha: Ne kemi disa robër prej ushtarëve tuaj. Do ti sjellim këtu dhe mund të bashkoheni me ta.
Marietës iu zgjua shpresa. Burri i saj mund të ishte mes tyre. Ai dha urdhër të silleshin të gjithë robërit e luftës.
Në mesin e tyre Marieta dalloi burrin e vet të dashur. Ai po vinte drejt saj dhe e përqafoi.
Salahudini dha urdhër që të gjithë robërit të liroheshin dhe kush të dëshironte mund të kthehej mbrapsht në qytet me familjen e vet. Ndërsa të tjerët mund të vazhdonin udhëtimin e tyre të sigurtë.

Marieta dhe burri i saj vazhduan rrugën. Nuk ishte e lehtë, rruga ishte e gjatë.
Karvani kishte shumë gra, fëmijë dhe priftërinj. Ata ishin lejuar të merrnin me vete të gjitha pasuritë e tyre. Madje gjithçka e vyer e katedrales ishte ngarkuar mbi kuaj e mushka. Muslimanët nuk kishin prekur asgjë nga thesaret e kishës.
Njerëzit kishin ngarkuar gjithçka me vlerë që mund të mbahej.
Kur arritën në periferi të Tripolit u çuan lajm sundimtarëve kristianë të qytetit, të cilët ishin shpresa e tyre e madhe.
Mirpo lajmëtari erdhi me lajmin më të keq që mund ta imagjinonin.
Sundimtari nuk kish pranuar ti fuste në qytet me arsyetimin se aty ishin shumë për vete dhe nuk kishin vend për të tjerë.
Pezmatimit të të ikurve u erdhi fundi. Ata e gjetën veten të rrethuar nga ushtria e Tripolit. Ata kishin marrë vesh se të ikurit kishin me vete shumë pasuri, andaj dhe u dhanë urdhër që ti dorëzonin ato.. Ata që refuzuan u munduan ti rezistojnë me shpatë por humbën jetën dhe pasurinë e tyre. Kështu erdhi fundi edhe për burrin e Marietës. Ai ishte fisnik që vdiste e nuk dorëzohej..
Tashmë karvani ishte çakërdisur gjithandej. Njerëzit u munduan të shpëtojnë kokën. Marjeta rrëmbeu foshnjën e saj dhe u largua me vaj për humbjen e saj të madhe. Nuk dinte më nga të shkonte. Shpresat e saj u fikën përgjithmonë.
Në dëshpërim e sipër ajo iu bashkua një grupi njerëzish që udhëtonin për në Antakia. Uria e mundonte, dëshpërimi i humbjes së burrit i therte zemrën..Por i duhej të vazhdonte për foshnjen e saj.
Lodhja bëri të vetën, ajo kish mbetur shumë pas të tjerëve dhe aty e kish zënë gjumi në dëshpërim.
Pas pak zgjohet nga zëri i një burri i cili e ftoi butesisht të ngrihej dhe të shkonte me të. Duke mos patur asgjë të mirë, ajo vendosi ta ndiqte burrin e sjellshëm. Ai e coi në një shtëpi e cila ishte pranë një kodrine buzë detit mesdhe.
Kur u fut në shtëpi pa se brenda ishte dhe një tjetër burrë. Ata i dhanë të hante dhe të qetësohej. Paspak atë dhe foshnjën e saj e zuri gjumi në një prej atyre dhomave.
Befas ajo po dëgjonte bisedat e dy burrave. -Unë i pari, tha ai që e gjeti. -Jo, unë tha tjetri. -Epo le të hedhim short pra, vendosën të dy.
Marieta ndjeu frikë nga ata..
Pastaj ata hapën derën dhe duke u ngërdheshur i thanë Marietës të zhvishet.
Marieta u tremb dhe shtrëngoi foshnjën në gji. -Kurrë, tha ajo. Ju më ndihmuat, më gjetët në rrugë. Pse ma bëni këtë. Shoh se jeni fisnikë, unë jam grua e vetme e pambrojtur..
Mirpo ata nuk i përfillnin fjalët e saj.
-Për hatër të Krishtit dhe shen Mërisë, mosni. Më lini të shkoj në hallin tim.
-Asnjë shenjtor nuk të mbron nga ne i thanë ata. Ne të gjetëm dhe ti je e jona tashmë.
-As muslimanët nuk ma bënë këtë, mosni, tregoni që jeni kristianë të mirë, tha Marieta.
Por ata vetëm zgërdhiheshin dhe i afroheshin më shumë.
-Mos u afroni, tha pa shpresë sorkadhja e gjetur e rrethuar mes bishave dhe u afrua pran dritares. Pa poshtë saj rrëpirën dhe mendoi për më të keqen. Çfarë të bënte si të shpëtonte? Po fëmijën ku ta linte?
Në ato momente e dëshpëruar mori vendimin fatal..
E puthi Gabrielin dhe duke qarë e hodhi në greminë..
Ata mbetën të shtangur..
Mallkuar qofshi, shpërtheu nga zemra e vrarë, fjala e fundit e Marietës. Pastaj fluturoi dhe ajo pas birit të saj në greminën e thellë plot shkëmbinj…

(Kjo histori nuk është përrallë. Por histori e vërtetë që transmetohet nga historianë europianë…
Me dhimbje e solla në shqip. Për të përcjellë mesazhin e madh…
HISTORIA PËRSËRIT VETVETEN..)

 

 

 

Solli Tarik Suvejdan
Përkëtheu: Eduart Thartori

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne