Kokainë në lokalet e natës, arrestohet mbesa e Federica Mogherinit

Policia italiane ka arrestuar 21 persona në një operacion të madh në Romë, të cilët shpërndanin kokainë në lokalet e natës. Armë dhe drogë u sekuestrua gjatë operacionit

Por sipas mediave italiane, mes 21 të arrestuarve është edhe mbesa e Federica Mogherinit.

Ajo quhet Gaia Mogherini, dhe është vajza e vëllait të Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së për punët e jashtme.

Vajza, 28 vjeçare, është lënë në arrest shtëpiak me akuzën për posedim të lëndëve narkotike.

Gaia Mogherini edhe në tetor të vitit 2016 u arrestua për të njëjtën akuzë.

KOKAINA MOGHERINI

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne