Kolegji “Mehmet Akif”: Zyrtarët tanë u arrestuan në mënyrë misterioze

Zyrtarë të kolegjit “Mehmet Akif”, kanë konfirmuar për Gazetën Express se nga ky institucion gjatë mëngjesit të sotëm janë arrestuar nga Policia e Kosovës pesë zyrtarë. Nga kolegji i thanë Express-it se zyrtarët turq u arrestuan në mënyrë misterioze nga ana e Policisë së Kosovës

Të arrestuarit, sipas kolegjit, janë dy zyrtarë nga Prishtina e tre nga Prizreni.

“Gulistan” z. Mustafa Erdem dhe zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan.

E ndërkaq, autoritetet e hetuesisë kosovare u janë nënshtruar të enjten me mëngjes kërkesave të presidentit turk Erdogan, për t’i përzënë nga Kosova përkrahësit e Fetullah Gulenit.

Aksioni i Policisë po vazhdon. Express së shpejti ju sjell detaje nga kjo ngjarje. /Express/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne