Kolonel Myslym Pashaj tha për Top Story se deklaratat në mbrojtje të marrëveshjes së detit të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, dëmtojnë pozicionin e Shqipërisë përballë Greqisë në bisedimet e reja.

Njeriu që denoncoi i pari marrëveshjen e 2009-s të qeverisë “Berisha”, shprehet skeptik për një pakt të ri.

Interesi është shumë i madh. Dëshira për një rinegociim është me interes, por a e ka këtë dëshirë pala tjetër apo jo? Kjo marrëveshje është shumë komplekse. Ajo ka qenë marrëveshje, por tanimë nuk është, sepse Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka hedhur poshtë atë. Për ta rifilluar edhe njëherë do të jetë me shumë vlerë, por do të ketë vështirësitë e saj. Vështirësitë janë të kuptueshme sepse akoma në Shqipëri, sot kur interesohemi për këtë marrëveshje, disa nga udhëheqësit kryesorë politikë të vendit, figura të rëndësishme në vend, siç është Sali Berisha, por edhe të tjerë vazhdojnë të kumtojnë në mënyrë të habitshme, kur një gjykatë shqiptare e ka hedhur poshtë atë, thonë që, edhe 1 mijë herë të trajtohej ky problem, ai është siç ka qenë në atë kohë.”- tha Pashaj.

Gjithashtu Pashaj është shprehur se mendon se institucionet shqiptare nuk janë të përgatitura për negociata, pasi nuk ka një hartë detare të ndarjes mes dy shteteve. Ai shprehet se këtë hartë e ka bërë pala greke. Po ashtu Pashaj shton se pala greke është e armatosur dhe nuk lëshon pe, pasi është bër ënjë marrëveshje e firmosur nga të dyja palët.

Nuk mendoj se është futur e papërgatitur, por di se çfarë është bërë me institucionet shqiptare. Ne ende nuk kemi një hartë detare të të gjithë hidrografisë që ndahet mes dy shteteve. Nuk e kemi bërë ne një hartë të tillë, e ka bërë pala greke. Ajo është përgatitur në krahasim me ne. Unë mendoj që pala greke është plotësisht e armatosur që ashtu siç e bëri luftën në tavolinën diplomatike, edhe kësaj radhe nuk do të lëshojë pe, për arsye se kemi të bëjmë me një marrëveshje të firmosur nga të dyja palët dhe kjo i bën ata që të jenë më të sigurtë. Nëse do të lëshojnë pe, pra do të jenë dakort për rinegocim, kjo është një gjë shumë e madhe.” – tha Pashaj.

32