Kolonët hebrenj sërish shaktojnë provokime në Jerusalem duke hyrë në grup në Xhaminë Al-Aksa, transmeton Kosova Post.
89 kolon hebre kanë bastisur oborrin e xhamisë së Xhamisë Al-Aksas gjatë kohës deri sa myslimanët ishin duke bërë lutje dhe kanë penguar hyrjen e palestinezëve në xhami.
Këta kolon nën mbrojtjen e policisë hynë në Xhaminë Al-Aksa dhe bënë një shëtitje në Harem-i Sherif.
Tërheq vëmendjen ngritja e masave të sigurisë nga ana e policisë para se kolonët të bastisin xhaminë.
Gjatë ngjarjes 4 palestinezëve i është ndaluar hyrja në Xhaminë Al-Aksa me arsyetim se kanë hedhur gurë ndaj kolonëve hebre.
Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit një numër i madh i palestinezëve nga Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi Lindor vizitojnë Xhaminë Al-Aksa-n e cila ka qenë kibla e parë e myslimanëve.