Kolonët hebrenjë vandalizojnë automjetet e palestinezëve

Dhjetra kolonë hebrenjë mëngjesin e sotëm vandalizuan disa automjete private në fshatin palestinez Karyout në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

“Kolonët pushtuan fshatin i cili ndodhet në jug të Nablusit me ç’rast shpërthyen gomat e disa automjeteve të parkuara, pas çka shkruan mbi to slogane raciste”, deklaroi për AA, Ghassan Daghlas, zyrtar palestinez për çështjet e kolonëve.

Sipas tij, kolonët hebrenjë kanë shtuar së fundmi sulomet mbi fshatrat palestineze, pasi fermerët e zonës janë të zënë me korrjet e ullirit.

Prodhimi i ullirit me rreth 27 milionë pemë, është burimi kryesor i të ardhurave për mbi 100.000 familje palestineze në Bregun Perëndimor.

Shifrat zyrtare palestineze, flasin se aktualisht mbi 650.000 kolonë izraelitë jetojnë në 196 vendbanime hebraike në Bregun Perëndimor (të ndërtuara me lejen e qeverisë izraelite), përfshirë 200 vendbanime të ndërtuara pa leje.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne