Kolonët sionistë i vunë zjarr ullishteve të palestinezëve!

U deklarua se një grup kolonësh hebrenj i kanë vënë zjarr ullishteve në malin Selman-ı Farisi në fshatin palestinezë, Burin në jug të qytetit Nablus që gjendet në veri të Bregut Perëndimor.

Burimet lokale njoftuan se si pasojë e zjarrit të hapur në malin Selman-ı Farisi nga një grup kolonësh hebrenj të ardhur nga Kampusi Yitzhar në jug të Nablusit, janë djegur dhjetra akra kopshte të ullinjëve.

Këto burime raportuan se ndërsa zjarri filloi të rritej dhe t’i afrohet Kampusit Yitzhar, regjimi pushtues u përpoq të ndërhyjë me avion zjarrfikës dhe të mbajë zjarrin nën kontroll.

Kolonët hebrenj të cilët regjimi sionist i ka sjellur në tokat e pushtuara palestineze, dëmtojnë palestinezët, pasurinë e tyre, pronën e tyre; bastisin shtëpitë, automjetet dhe xhamitë e tyre; djegin tokat e tyre bujqësore.

Kolonët hebrenj të mbrojtur nga regjimi pushtues izraelit nuk arrestohen pas vrasjeve që kryejnë. Por edhe nëse arrestohen, ata lirohen pas një kohe të shkurtër.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne