Kolonët sionistë marin leje për të qëlluar me armë

Ushtria e regjimit sionist ka kërkuar nga kolonët sionistë që ditën e premte njëkohësisht me organizimin e protestave të palestinezëve me rastin e përvjetorit të “Ditës së Tokës”, të armatosen për tu përballur me hyrjen e mundshme të banorëve të Rripit të Gazës në territoret e pushtuara.

Agjencia e lajmeve MEA njoftoi se protesta e madhe “E drejta e kthimit” do të zhvillohet duke filluar nga pesë rajone të afërta me kufirin e Gazës me qëllim kthimin e të shpërngulurve palestinezë përsëri në fshatrat nga të cilët janë dëbuar në vitin 1948. Amer Shitah, një prej organizatorëve të këtyre protestave, ka thënë: “Kjo protestë është paqësore dhe e paarmatosur dhe gradualisht do të zhvillohet drejt murit ndarës”. Ndërkohë Gadi Eizenkot, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së regjimit sionist, të mërkurën, ka kërcënuar se 100 snajperë nga forcat speciale kanë marrë lejen për të qëlluar. Regjimi sionist në prag të organizimit të protestës së madhe për të drejtën e kthimit që zhvillohet ditën e premte më 30 mars, është i shqetësuar për shpërthimin e situatës në Palestinë. Vlen të theksohet se palestinezët që nga viti 1976 e deri më tani, ditën 30 mars e kanë emëruar “Dita e tokës palestineze” dhe e manifestojnë atë duke organizuar protesta. Regjimi sionist në mars të vitit 1976 ka uzurpuar me mijëra hektarë nga tokat e palestinezëve dhe ky veprim ka shkaktuar irritimin e palestinezëve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne