Kolumbi: Arrestohet një rrjet i madh izraelit për prostitucion me minorenë, trafikim të miturish dhe drogë

Autoritetet e zbatimit të ligjit në Kolumbi thanë se nga dymbëdhjetë të kërkuar të rrjetit, deri tani janë arrestuar tetë anëtarë, gjashtë prej tyre izraelitë dhe dy kolumbianë.

Zinxhiri i dyshuar i trafikimit të seksit me të mitur u siguronte udhëtarëve izraelitë “paketa turistike” ku përfshihej edhe prostitucion me minorenë, të cilëve u ofroheshin nga 200,000 pesos (400 dollarë) deri në 400,000 pesos në këmbim të shërbimeve seksuale.

Ndër akuzat kundër anëtarëve të rrjetit të trafikimit janë vrasjet, konspiracionet, trafikimet e qenieve njerëzore, trafikimet e të miturve, prodhimet e drogës, ofrimet e shërbimeve të prostitucionit dhe pastrimet e parave.

Drejtuesi i rrjetit është një një izraelit i quajtur Mor Zohar, njoftuan mediat në Kolumbi, ndërsa një nga të arrestuarit ishte një oficer i policisë kolumbiane.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se gjatë hetimit janë konfiskuar 150 miliardë pesos (47.3 milionë dollarë) prona, duke përfshirë hotele, hostele dhe bizneset e tjera të lidhura me turizmin.

Hetimi filloi pas vrasjes së Israeli Shai Azranit në Medellin në qershor të vitit 2016. Policia në Kolumbi dyshon se vrasësi ishte Assi Ben-Mosh, një izraelit 44-vjeçar, i cili ka ushtruar aktivitetin e tij në Kolumbi që nga viti 2009. Ben-Mosh u arrestua në vitin 2003 në Hollandë me dyshimet për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të drogës.

Autoritetet kolumbiane gjurmuan aktivitetet e Ben-Moshit në vendin amerikano-jugor dhe zbuluan se ai kishte pasur në pronësi një hotel në Santa Marta, Hotelin Benjamin. Në bashkëpunim me Zoharin ai ofronte “paketa turistike” dhe organizonte parti në të cilat dyshohej se shitej drogë dhe kryheshin shërbime seksuale.

Rrjeti dyshohet të funksiononte në disa qytete të Kolumbisë, duke përfshirë kryeqytetin Bogota, Medellin, Cartagena dhe Santa Marta./haaretz/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne