Komandanti rus tregon nivelin e armatimit të ri në forcat tokësore ruse

Niveli i pajisjeve në armët moderne të Forcave Tokësore Ruse është trefishuar në krahasim me vitin 2012, tha të mërkurën komandanti i forcave tokësore ruse, Kolonel Gjeneral Oleg Salyukov.

“Gjatë pesë viteve të fundit, më shumë se 10,000 njësi të armëve moderne, pajisje ushtarake speciale i janë dorëzuar ushtrisë në kuadrin e programit aktual të armatimit të vendit, i cili ka lejuar rritjen e nivelit të armatimit me pajisje moderne tre herë më shumë se më parë”, tha Salyukov në një intervistë për Krasnaya Zvezda, gazeta zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

Sipas zyrtarit, Rusia po e përmbush qëllimin e vendosur nga presidenti Vladimir Putin për të rritur ndarjen e armëve moderne në Forcat Tokësore.

Duke folur për armët moderne, Salyukov vuri në dukje se zhvillimi analog i sistemit raketor balistik Iskander-M do të jetë i mundur për vendet e huaja jo më herët se viti 2025.

Iskander-M është një sistem raketash balistike me rreze të shkurtër i hartuar për të shkatërruar një humëllojshmëri të objektivave tokësore në një distancë deri në 500 kilometra.

“Iskander-M është një paisje komplekse e saktë dhe e efektshme. Eshtë aftë për të nisur raketa balistike dhe raketa kruizer që i tejkalojnë sistemet ekzistuese të mbrojtjeve raketore,” tha Salyukov.

Në shkurt, zëvendës kryeministri rus njoftoi se Putin kishte nënshkruar programin e ri për prokurimin e armëve. Kryeministri tha gjithashtu se programi përfshinte karakteristika të tilla si robotikën, sistemet e inteligjencës, sistemet UAV dhe mjetet e mbrojtjes precize. Ai vuri në dukje se më shumë se 200 lloje armësh dhe pajisjesh ishin testuar në kushte  mjaft të vështira dhe ekstreme./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne