Koment – Çfarë po ndodh brenda Partisë Veprimi Demokratik në Bosnjë-Hercegovinë?

Një nga partitë boshnjake më pararojë në Bosnjë-Hercegovinë (SDA) përjeton “rënin më të madhe të gjetheve” të viteve të fundit. Partia më parë përjetoi plasaritje për shkak të divergjencave ideologjike dhe politike kurse këtë radhë përjeton furtunë për shkak të pretendimeve për korrupsion dhe nepotizëm. Për më tepër, me përshkallëzimin e kritikave në lidhje me marrëdhëniet e këqija brenda partisë, Partia e Veprimit Demokratik (SDA), e cila duhet të përgatitet për zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin tetor të këtij viti, mbetet në një gjendje edhe më të vështirë.

Partia e Veprimit Demokratik (SDA) në vitet e mëparshme ishte në rendin e ditës me përpjekjen brenda partisë ndërmjet përkrahësve të Bakir Izetbegoviç dhe Sulejman Tihiç. Ndërsa kohët e fundit nga krahu kryesor i mbledhur përreth kryetarit të partisë, Bakir Izetbegoviç, filluan të dalin rivalë të rinj.

Përgjithësisht rivalët e rinj përbëhen nga persona që nuk janë të kënaqur prej një kohe të gjatë nga gjendja në parti. Në plan të parë dalin emra të tillë si Shemsudin Mehmedoviç, Senad Shepiç, Salko Sokoloviç dhe Sadik Ahmetoviç. Shepiç, Sokoloviç dhe Ahmetoviç pasi u nxorën nga anëtarësimi i Partisë së Veprimit Demokratik në gjysmën e parë të vitit 2017-të, në fillim krijuan një grup të pavarur brenda kuvendit të Bosnjë-Hercegovinës (BeH), më pas në shtator të vitit të kaluar themeluan partinë e re me emër “Blloku i Pavarur”.

Të përjashtuarit në të shkuarën nga Partia e Veprimit Demokratik, disa kryetarë bashkie të pavarur dhe disa profesorë të respektuar të universitetit morën pjesë ndër themeluesit e partisë Blloku i Pavarur. Themeluesit ripërsërisin pa pushim se kjo parti e re do të sjellë një formë tërësisht të re politike në Bosnjë-Hercegovinë dhe do të qëndrojnë larg konceptit politik të politikanëve të njohur të BeH-së si Bakir Izetbegoviç, Dragan Çoviç dhe Milorad Dodik. Por ata që e njohin politikën e Bosnjë-Hercegovinës janë të vetëdijshëm se Senad Shepiç dhe Sadik Ahmetoviç 15 vitet e fundit kanë qenë në detyra të ndryshme të nivelit të lartë. Për këtë arsye është shumë i madh numri i personave që mendojnë se këta persona kanë zënë vend në udhëheqje për 15 vjet dhe nuk kanë bërë ndonjë gjë të madhe për vendin dhe nuk i shohin shumë të besueshme premtimet e partisë për një të ardhme më të mirë.

Një krah tjetër brenda Partisë së Veprimit Demokratik besohet se është duke u trajtësuar hap pas hapi nga Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Denis Zvizdiç. Zvizdiç në fillim ishte një njeri i besueshëm i Bakir Izetbegoviçit. Por përflitet se ai ka rritur dozën e ambicies dhe ka filluar të luaj një lojë më të madhe. Emra të fuqishëm si Ministri i Punëve të Brendshme të Entit të Federatës, Aljosha Çampara dhe kryeprokurori Dubravko Çampara pretendohet se janë pranë Denis Zvizdiç.

Edhe Kryetari i Kantonit të Tuzla-s, Mirsad Kukiç që u hoq nga detyra disa ditë më parë njihet për qëndrimin e afërt me Denis Zvizdiç. Kukiç, që është gjithashtu edhe një prej zëvendëskryetarët e Partisë së Veprimit Demokratik, në të shkuarën është përmendur me disa ngjarje që përbëjnë krim por gjithmonë ishte toleruar nga ana e partisë. Kurse në ngjarjen e fundit, Kukiç dhe së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Veprimit Demokratik, Amir Zukiç dhe një prej zëvendëskrytarët e tjerë të partisë, Asim Sarajliç akuzohen se personave të caktuar dhe në rrugë të jashtëligjshme i kanë siguruar punë në shkëmbim të parave në institucionet shtetërore.

Partia e Veprimit Demokratik (SDA) pretendon se vendimi për rrëzimin e udhëheqjes së Kantonit të Tuzla-s me në krye Mirsad Kukiç është marrë në kuadër të luftës që zhvillon kundër korrupsionit. Por komentuesit politikë boshnjakë përshëndesin operacionin kundër Kukiç dhe e vlerësojnë në kuadër të larjes së hesapeve të përjetuara brenda partisë. Fakti që e përforcon këtë opinion është shkarkimi ditë më parë i Kryetarit të Kantonit të Sarajevës, Elmedin Konakoviç nga Partia e Veprimit Demokratik.

Kanakoviç kohët e fundit tërhiqte vëmendjen me pretendimet për korrupsion të përjetuara në kompanitë publike në udhëheqjen e kuadrove të Partisë së Veprimit Demokratik. Por në vend që të hetoheshin udhëheqësit në fjalë, fatura ju pre Kanakoviçit.

Rivaliteti dhe hesapet që përjetohen brenda Partisë së Veprimit Demokratik pasqyrohen edhe në media me artikuj të porositur reciprokisht. Veçanërisht tërheqin vëmendjen artikujt dhe lajmet që marrin në objektivë Bakir Izetbegoviçin dhe familjen e tij. Të gjitha këto kanë haptazi lidhje edhe me zgjedhjet që do zhvillohen në fund të këtij viti (2018). Për shkak se Bakir Izetbegoviç, për shkak të ligjeve të Bosnjë-Hercegovinës nuk do të vejë kandidaturën për herë të tretë për president dhe për anëtarin boshnjak të presidencës është ndezur gara brenda partisë. Denis Zvizdiç shpreson të tregohet anëtar për president. Së bashku me ushqyerjen e shpresës se Izetbegoviç do të zgjedhë Zvizdiçin në mënyrë që ekuilibrat brenda partisë të mos tronditen edhe më shumë, parashikohet se preferon emra të tjerë, të cilët mund ti kontrollojë më lehtë në kolltukun e presidentit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne