Koment – Drejt referendumit në Veri të Irakut

Autor: Cemil Dogaç Ipek

Kreu i udhëheqjes vendore në Veri të Irakut, Mesut Barzani edhe zyrtarisht deklaroi se referendumi për pavarësi do të mbahet më 25 shtator 2017. Mirëpo udhëheqja vendore në Veri të Irakut ende nuk gjeti përkrahjen e plotë si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Përveç Partisë Demokratike të Kurdistanit, subjektet tjera të mëdha politike ende nuk u prononcuan zyrtarisht në lidhje me përkrahjen apo jo të referendumit. Ndërkaq turkmenët dhe arabët që përbëjnë në numër të madh të popullatës së këtij rajoni nuk shikojnë ngrohtë në këtë referendum.

Nuk është një gjë e re që familja e Barzanit kërkon pavarësi. Edhe referendumi për pavarësi që do të mbahet më 25 shtator për kurdët nuk është një politikë e re, sepse dëshira e tyre për pavarësim daton para një shekulli. Sepse kurdët në vitin 1921 nuk e pritën pozitivisht Irakun e dalë nën mandatin britanik. Ata në vitin 1932 ndërmorën një kryengritje nën udhëheqjen e Molla Ahmet Barzanit, por kjo nuk pati sukses. Kjo çështje ka qenë vazhdimisht në rendin e ditës së kurdëve edhe pas pushtimit të Irakut nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Udhëheqja vendore e Veriut të Irakut në dy vitet e fundit nuk po i paguan rregullisht pagat, ndërkaq ekonomia është në pikën e ndalesës. Së bashku me shfaqjen e DAESH-it më shumë se 1 milionë irakian u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të strehohen në zonat e kontrolluara nga udhëheqja vendore e Veriut të Irakut. Pavarësisht të gjitha këtyre gjërave negative në vend u jetuan edhe zhvillime tjera që i dhanë shpresë Udhëheqjes Vendore të Veriut të Irakut. Koalicioni ndërkombëtar i formuar për luftën kundër DAESH-it, për dy vjet është duke i trajnuar forcat peshmerge. Sot udhëheqja vendore ka një forcë të armatosur më profesionale, më të organizuar dhe më të armatosur. Për më tepër peshmergët janë sistemuar në vendet prej nga është dëbuar DAESH-i dhe nuk largohen nga këtu. Një pjesë e rëndësishme e zonave të kontestuara mes qeverisë qendrore të Irakut dhe udhëheqjes vendore që vazhdon prej vitit 2005 e këtej, sot aktualisht ndodhen nën kontrollin e udhëheqjes vendore. Në mesin e këtyre zonave ndodhen edhe ato në veri të Mosulit që janë potencialisht të pasura me naftë dhe zonat me rezerva të naftës në Kirkuk.

Njëra prej arsyeve kryesore të vendimit të Barzanit për referendum është ky: Mosparaqitja e kandidaturës për zgjedhjet që do të mbahen pas referendumit. Më pas përkrahja e një presidenti të përkohshëm dhe në vitin 2018 marrja e postit të presidentit të parë të Shtetit Kurd të pavarur të shpallur nga kushtet e politikës së forcuar milice të Malikit ose të një politikani të ngjashëm në pushtet.

Turkmenët dhe arabët, që janë dy popuj të lashtë të Irakut me numër të rëndësishëm të popullatës, reaguan ashpër ndaj vendimit të udhëheqjes vendore për referendum. Mirëpo ata nuk kanë as fuqi politike e as ushtarake për të penguar këtë referendum. Në qoftë se turkmenët dhe arabët forcohen në të ardhmen ata do të bëjë çdo gjë për ti marr territoret e tyre.

Në qoftë se merren parasysh vendet e rajonit do të shohim se ka ndryshuar koniunktura e këtij rajoni në krahasim me vitet e mëparshme. Arabia Saudite pas krizës së jetuar me Katarin është duke studime të opinionit publik për mbështetjen e pavarësisë së udhëheqjes vendore të Veriut të Irakut. Ndërkaq Izraeli tani është duke treguar haptazi përkrahjen e njohur edhe më herët. Ndërsa Turqia dhe Irani, dy vende të rëndësishme të këtij rajoni kritikojnë idenë e mbajtjes së referendumit.

Iraku dhe koniunktura e Lindjes së Mesme i ofrojnë një rast të madh Barzanit. Procesi i luftës kundër DAESH-it bëri që Barzani të fitoj simpati në arenën ndërkombëtare. Qeveria e dobët e Irakut, përqendrimi në fusha të ndryshme të forcave rajonale për shkak të luftërave civile që jetohen në Lindjen e Mesme, ndoshta bën që Barzani të mendoj se nuk do të ketë rast më të mirë për shpalljen e pavarësisë. Vendimi i marr për mbajtjen e referendumit në një kohë kur në Irak po jetohen probleme shumë të rëndësishme do të mund të thelloj edhe më shumë kaosin në rajon. Gjithashtu vendimi për referendum është në kundërshtim me kushtetutën irakiane dhe është një vendim i njëanshëm. Pa marr parasysh rezultatin që do të dalë nga referendumi, duke se është e pamundur që të sjell stabilitet në rajon. Por, është e mundur që të hapë fronte të reja të luftimeve në rajon.

Iniciativa e udhëheqjes vendore e Veriut të Irakut do të provokoj seriozisht udhëheqjen qendrore të Irakut, Turqinë dhe Iranin. Siç dihet Presidenti Recep Tayyip Erdogan në prill kishte kritikuar me një gjuhë të ashpër pretendimet e kurdëve për të drejtat ndaj Kirkukut dhe kishte kërkuar që të ulet flamuri kurd në këtë qytet. “Ne nuk i pranojmë dokrrat se Kirkuku është i kurdëve. Kirkuku është i të gjithëve i turkmenëve, arabëve i kurdëve nëse jetojnë aty. Prandaj mos bëni pretendime se ‘është i yni’, sepse kjo ka kosto të lartë”, kishte deklaruar Erdogan. Pavarësisht bashkëpunimit të mëhershëm të bërë mes Turqisë dhe udhëheqjes vendore të Veriut të Irakut, vendimi për referendum do të bëhet shkak për ftohjen e marrëdhënieve. Si përfundim ruajtja e tërësisë territoriale dhe unitetit politik të Irakut është njëra prej parimeve të domosdoshme të politikës së jashtme turke. Pa marr parasysh rezultatin e referendumit nuk është e mundur që udhëheqja vendore e Veriut të Irakut të jetë e suksesshme pa përkrahjen e Turqisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne