Koment – FMN-ja i bën një revizion parashikimit të rritjes për Turqinë

Autor: Prof. Dr. Erdal Tanas Karagol 

Pas revizionit të fundit të agjencisë ndërkombëtare për vlerësimin e kredive “Fitch” të rritjes së Turqisë të bërë në fillim të tetorit, një revizion tjetër erdhi edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Në raportin e Perspektivës Ekonomike Botërore të publikuar në tetor 2017 FMN-ja e rishikoi në mënyrë pozitive pritshmërinë e rritjes ekonomike për Turqinë për periudhën 2017-2018. Ndërkaq në raportin e publikuar në prill 2017, FMN-ja pritshmërinë e saj të rritjes ekonomike për Turqinë e kishte publikuar me 2,5%, ndërsa në raportin e tetorit ky nivel u ngrit në 5,1%.

Në qoftë se përqendrohemi në arsyet e revizioneve të njëpasnjëshme të bëra nga FMN-ja, shohim se shifrat e rritjes së Turqisë të arritura në çerekun e parë të këtij viti arsyetohen me gjallërimin e kapur me eksport dhe me politikat ekspansioniste fiskale. Nuk duhet harruar edhe Fondin për Garantimin e Kredive, që është njëra prej burimeve më të rëndësishme të kësaj rritjeje që u arrit në gjysmën e parë të këtij viti. Përkrahja që i dha Fondi për Garantimin e Kredive bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha dhe bankave u pasqyruan qartë në shifrat e prodhimit dhe u bë njëra prej arsyeve kryesore të zhvillimeve në sektorin industrial. Në këtë mënyrë u shënua një rritje serioze në eksport që paraqet njërin prej dinamikave më të rëndësishme të rritjes.

Në këtë kontekst ngritja e parashikimeve të rritjes nga ana e FMN-së për Turqinë, e cila në çerekun e parë të vitit 2017 shënoi rritje me 5,2% dhe në çerekun e dytë 5,1%, është një vendim me vend. Këto zhvillime të jetuara në ekonominë e Turqisë bënë që agjencitë botërore, të cilat i japin drejtim ekonomisë siç është edhe FMN-ja, të bëjnë revizione pozitive. Në këtë kontekst mund të themi se në tregjet ndërkombëtare i jepet vend vlerësimeve më të drejta për një vend në zhvillim siç është edhe Turqia. Gjithashtu në raport, ku parashikimi për rritje ekonomike të vendeve në zhvillim është bërë në nivelin 4,6%, Turqia doli mbi parashikimin e bërë. Kjo tregon një performancë mjaftë të suksesshme të rritjes së Turqisë në mesin e vendeve në zhvillim.

Nëse shikojmë në arsyet e ngritjes së nivelit të pritshmërisë për rritje të bërë nga ana e Agjencisë Ndërkombëtare për Vlerësimin e Kredive “Fitch”, edhe këtu na dalin para masat e përkohshme fiskale dhe Fondi për Garantimin e Kredive. Pritshmëria e “Fitch”-it për rritjen e ekonomisë së Turqisë është se përshpejtimi i kapur në çerekun e parë të vitit 2017 do të vazhdojë edhe në çereket e tjera të këtij viti dhe deri në fund të vitit do të arrij nivelin e 5,5%.

Pas tentativës së dështuar për grusht shtetit më 15 korrik 2016, disa agjenci ndërkombëtare për vlerësimin e kredive, në mesin e të cilëve ndodhej edhe “Fitch”, hynë në garë për të paraqitur një tablo negative për Turqinë në tregjet ndërkombëtare. Tani kuptohet se vendimet e marra në lidhje me ekonominë e Turqisë nuk bazohen mbi arsye konkrete.

Prandaj, suksesi i rritjes që arriti ekonomia e Turqisë prej fillimit të vitit e këtej hodhi poshtë tezat e padrejta të këtyre agjencive ndërkombëtare. Me rritjen e shënuar në prodhim dhe eksport ekonomia turke ka hyrë në një strukturë më të gjallë dhe fitoi një dinamizëm të caktuar gjatë këtij procesi. Të dhënat e fundit të prodhimit industrial, që është edhe motori i rritjes ekonomike të vendit, e mbështesin këtë situatë. Në qoftë se shikojmë në të dhënat e muajit gusht shohim se prodhimi industrial pa efektet kalendarike në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka shënuar rritje me 5,2%. Ndërkohë që kjo situatë ka ndikuar pozitivisht në sektorin industrial dhe rritjen ekonomike ajo me vete do të sjellë edhe rritjen e të ardhurave.

Natyrisht që vetëm përmirësimet në këtë sektor nuk janë të mjaftueshme që rritja ekonomike të ndjehet tek të gjitha shtresat e shoqërisë. Mund të themi se hapat konkrete të hedhura në drejtim të rritjes së punësimit dhe stimujt e qeverisë janë mjaftë të rëndësishme në këtë pikë. Këto hapa do të japim rezultate mjaftë konstruktive problemit të papunësisë që është edhe një problem global. Gjithashtu Turqia ka një popullsi shumë të re dhe produktive. Nuk duhet harruar se kjo situatë është një rast i rëndësishëm për Turqinë në qoftë se kjo krahasohet me shumicën e vendeve anëtare të OECD-së. Prandaj është në duart tona që këtë rast ta vlerësojmë në mënyrë më të mirë dhe ta kthejmë në avantazh.

Si përfundim ekonomia e Turqisë, me miratimin edhe të organizatave të rëndësishme globale, me rritjet e arritura dallohet pozitivisht në mesin e vendeve në zhvillim. Nuk duhet harruar se revizionet e këtyre organizatave kanë disa pika të përbashkëta dhe pothuajse arsyetime të njëjta për rritjen e parashikimeve të tyre. Nga kjo kuptohet se zhvillimet pozitive në ekonominë turke përveç tregjeve të brendshme shkaktuan jehonë të gjerë edhe në tregjet ndërkombëtare./

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne