Koment – Kriza e Katarit dhe ndikimi i kësaj krize në rajon

Autor: Cemil Dogaç Ipek

Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Katarin me akuza të ndryshme nga ana e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve tjera arabe përfshirë edhe Egjiptin shkaktoi krizë të madhe diplomatike në rajonin e Gjirit. Ndërprerja e plotë e marrëdhënieve diplomatike vjen në një kohë kur janë shtuar presionet e administratës Trump “për të rishikuar marrëdhëniet me Katarin” të bëra ndaj këtyre vendeve. Arabia Saudite dhe vendet përkatëse akuzojnë Katarin për përkrahje të terrorizmit, mirëpo këto vende nuk kanë ndonjë provë për ta vërtetuar këtë pretendim.

Katari në rajonin e Gjirit është një vend i vogël por me ndikim të madh në ekonominë dhe politikën e rajonit. Në Katar me 330 mijë banorë vendas jetojnë rreth 3 milionë qytetarë. Rezerva e tretë më e madhe në botë e gazit natyror ndodhet në Katar. Ky vend mirëpret universitete të rëndësishme botërore dhe institucione të mendimeve si dhe një shtëpi mediatike siç është “Al Jazeera”. Në territoret e Katarit ndodhen edhe bazat ushtarake dhe trupat e vendeve të huaja. Marrëdhëniet e Katarit me Turqinë janë në nivel të lartë. Shohim se hapat që hodhi Katari në drejtim të bashkëpunimit me Turqinë në fushën e energjisë, në marrëdhëniet ushtarake mes dy vendeve, madje edhe prania e bazës ushtarake turke në këtë vend u bënë shkak i shqetësimeve tek shumica e vendeve të Gjirit.

Katari, i cili është vendi më i pasur i rajonit të Gjirit, me përkrahjen e dhënë lëvizjeve demokratike ka një imazh pozitiv në opinionin publik të vendeve arabe. Me funksionalizimin e suksesshëm të “fuqisë së butë” që është një qasje bindëse ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare, ai është një vend me ndikim në nivel rajonal dhe atë ndërkombëtar. Katari posaçërisht me grupin mediatik Al Jazeera, e cila bënë transmetime në gjuhën angleze dhe arabe krijon opinionin publik edhe në nivel rajonal edhe në atë global. Katari për dallim nga udhëheqjet e tjera të Gjirit tërheq vëmendjen me politika liberale. Përkrahja e opozitës masive dhe aktorëve të ndërkëmbimit janë shkaku kryesor i reagimeve të monarkive të Gjirit ndaj Katarit. Ndërsa arsyet kryesore të cilat bëjnë që Katari të jetë në objektiv janë preferencat politike të Dohas zyrtare dhe ndikimet e tyre në politikën e jashtme. Kështu dihet që Turqia dhe Katari përkrahin opozitën e moderuar kundër Esadit në Siri. Këto dy vende arritën ta bindin opozitën e moderuar të ulet në tavolinën e negociatave në proceset e Gjenevës dhe Astanas.

Sanksionet diplomatike të cilat zbatohen ndaj Katarit, që është njëra prej vendeve anëtare të Unionit të Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), bëri që të rriten dukshëm çmimet e naftës. Ndërkohë që çmimi i naftës së tipit Brent u rrit për 2% për fuçi dhe doli në mbi 50 dollarë. Ndërkaq është e mundshme që Katari të largohet nga OPEC-u nëse vjen deri tek përshkallëzimi i krizës në rajon. Një skenarë i tillë do të rritë edhe më shumë çmimin e naftës. Shpresojmë që kjo krizë e Gjirit të marr fund sa më parë me ndërmjetësimin e aktorëve rajonal siç është Turqia dhe që ky rajon të mos përjetoj një luftë tjetër të Gjirit. Mirëpo sado që duket që lufta është larg ajo qëndron si një mundësi. Sepse nëse shikojmë në mënyrën e zgjidhjes së problemit të Jemenit nga ana e udhëheqjes së re të Arabisë Saudite, duket se mundësia që kjo krizë të kthehet në një luftë rajonale sado të jetë e vogël ekziston.

Turqia në përputhje të politikave të saj tradicionale të jashtme fillimisht duhet të qëndroj larg nga polarizimi sektar shii-suni. Mirëpo duhet të tregoj miqësinë e saj përballë izolimit rajonal të Katarit që është njëri prej aleatëve të rëndësishme në këtë rajon. Diplomacia multilaterale që zhvillon Presidenti Erdogan, i cili është edhe kryesuesi i radhës i Organizatës së Bashkëpunimit Islamit (OBI), është një fillim i mirë në këtë drejtim. Iniciativat diplomatike të kryera nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan prej fillimit të krizës së Katarit e këtej ndikuan në ndalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës në fjalë. Turqia stabilitetin e rajonit të Gjirit e konsideron si stabilitet të saj. Ajo e pranon si të rëndësishme bashkëpunimin me të gjitha vendet e rajonit në çështjet si DAESH-i, radikalizmi, sektarizmi dhe islamofobia. Natyrisht se vendet mund të kenë probleme apo dallim në opinione mes tyre mirëpo dialogu duhet të vazhdojë me çdo kusht. Në krye të vendeve që ndjejnë më së shumti shqetësim nga tabloja aktuale në rajon është Turqia. Për këtë arsye Turqia gjatë procesit të ardhshëm do të vazhdojë të jap çdo lloj mbështetjeje për normalizimin e situatës./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne