Koment – Loja e madhe e shahut në Lindjen e Mesme

Në këtë kuadër Presidenti Trump vizitoi Arabinë Saudite dhe iu drejtua përfaqësuesve të 55 vendeve islamike. Shkurtimisht Trumpi ndërmjet rreshtave u shpreh se takimi me vendet arabe mund të jetë një fillim i paqes në Lindjen e Mesme dhe botës nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përsëri në fjalimin e Trumpit në mënyrë indirekte ka nënkuptuar se vendet islamike në këtë pikë duhet të zgjedhin anën e tyre. Pa kaluar akoma një javë, ngjarjet e përjetuara në rajon, nxorën përpara syve se çfarë qëllim kishte pasur Presidenti i Amerikës me këtë fjalim dhe këtë vizitë.

Në fillim në 5 qershor Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemeni, Egjipti dhe Bahrejni deklaruan se ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin.

Më pas Ishujt Maldive, qeveria e Tobrukut (Tubruq) në Libi, Mauritania dhe Ishujt Komor (Komores) deklaruan se përfshiheshin në bllokadën diplomatike ndaj Katarit. Ky proces mendohet se mund të vazhdojë me disa vende të tjera arabe. Në këtë kuadër këto vende deklaruan se mbyllën kufijtë tokësor, detar dhe ajror dhe prenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike dhe shitblerjet me Katarin.

Si arsye për bllokadën u tregua mbështetja e Katarit ndaj terrorit dhe krijimi i marrëdhënieve të afërta me Iranin. Në të vërtetë kjo gjendje, në gjuhën diplomatike nënkupton hapin e fundit përpara luftës ose luftë të kamufluar me Katarin. Ky emirat i vogël që ka marrëdhënie të mira me Turqinë dhe Iranin dhe në të njëjtën kohë është një prej vendeve më të pasura në botë me 130 mijë dollarë të ardhura për person, është lënë ballë për ballë me një izolim të tillë kaq të rëndë.

Një nga arsyet më të rëndësishme pse është marrë në shënjestër Katari është pikërisht kjo pasuri që vjen nga nafta dhe gazi natyror. Katari së bashku me Iranin zotërojnë rezervat më të mëdha të gazit natyror në botë dhe janë partnerë në Parsin Jugor si dhe kanë bashkëpunim në kërkimet në lidhje me platformat e gazit natyror.

Ndërkohë që çështja e Katarit është ende e freskët rajoni u trondit me shpërthimet që ndodhën në Iran në datën 7 qershor. Në Iran u zhvilluan sulme në dy qendra simbol të Iranit. Sulmet njëri në parlament tjetri në varrezën e Humeynit me rëndësi fetare, shkaktuan mbi 10 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur. Ministri i Jashtëm i Iranit, Cevad Zarif pa kaluar kohë, atë mbrëmje erdhi në Turqi dhe pasi zhvilloi takime të nivelit të lartë u shpreh me fjalët: “Në rajon përjetohen zhvillime shqetësuese për ne. Në lidhje me këto ngjarje kemi nevojë të bëjmë shkëmbime mendimesh të afërta me Turqinë”.

Situata, e parë nga aspekti strategjik dhe gjeopolitik, tregon se Loja e Madhe e Shahut në Lindjen e Mesme është tërhequr nga platforma politike dhe gurët e shahut mundohen të luhen sipas interesave të fuqive qoftë globale qoftë rajonale.

Por kjo krizë artificiale e nxjerrë në kuadër të planit të ri të Amerikës për rajonin ka një potencial të lartë për ta çuar hapësirën gjeografike drejt një stuhie kaotike. Nuk ka asnjë kuptim që ngjarjet që ndoqën njëra tjetrën në Katar dhe Iran në formën e një zinxhiri të shihen veç njëra tjetrës. Në këtë situatë Katari është shpallur ‘delja e zezë’ ndërkohë që mesazhi i vërtetë i është dhënë Iranit.

Tashmë është shumë e qartë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në kuadër të planit të ri rajonal ka nxjerrë persi në treg Projektin e Lindjes së Mesme të Madhe. Sipas kësaj ngjarjet që filluan mbi Katarin dhe vazhduan me Teheranin i kanë bërë Iranit paralajmërimin që të mos përbëjë një pengesë për strategjinë rajonale të Amerikës.

Edhe Irani duke vepruar me përmbajtje dhe duke i dhënë një rishikim vetes duhet ti japë fund politikave sektare dhe ekspansioniste në rajon. Në të kundërt është çështje momenti që në rajon, ku është tensionuar së tepërmi ‘linja sizmike”, të shpërthejë një luftë sektare. Na mbrojte Zoti pasi nuk mund të mohohet se një gjendje e tillë e tmerrshme do të jepte rezultate fatale pa përjashtim./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne