Koment – Lufta kundër varfërisë në Turqi

Prof. dr. Erdal Tanas Karagol

Turqia ka tërhequr vëmendjen me suksesin e arritur kohët e fundit në luftën kundër varfërisë. Në këtë kuadër, me ndikimin edhe të rritjes ekonomike, është përjetuar rënie edhe në numrin e varfërisë. Përqindja e varfërisë në vitet 2000 ishte në nivelin 25% kurse në vitin 2016 ra në 21,2%. Së bashku me arritjen në zero të treguesit të “individëve që shpenzojnë më pak se 1 dollarë në ditë”, shihet se varfëria absolute nuk përjetohet më në Turqi.

Sipas Atlasit të Objektivave të Zhvillimit të Vazhdueshëm të publikuar në tetor të vitit 2017 nga ana e Bankës Botërore Turqia është vendi që ka reduktuar më shumë përqindjen e varfërisë. Një tregues tjetër që përmendet së bashku me përqindjen e varfërisë është Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index (HDI). Në Turqi, që nga vitet 1990 e deri më sot HDI është rritur vazhdimisht. Në vitin 2015, duke marrë pjesë në kategorinë e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor me vlerën 0,767, Turqia zuri vendin e 71 ndërmjet 188 vendeve.

Sipas të dhënave të Programit të Kombeve të Bashkuar për Zhvillim, UNDP, ndërkohë që në vitin 2002 Turqia hynte në listën e vendeve të “Zhvillimit të Mesëm Njerëzor”, që nga viti 2009, arriti në nivelin e vendeve të “Zhvillimit të Lartë Njerëzor”. Sipas raportit të UNDP, Turqia është vendi i 9-të në botë që ka mbyllur më shpejt deficitin në Zhvillimin Njerëzor. Që nga viti 2002 Turqia ka krijuar një sistem të ri social, që është pritur me lëvdata nga tërë bota, duke ndihmuar drejtpërsëdrejti personat e varfër në mënyrë që në Turqi të fshihet ndikimet e varfërisë absolute. Zhvillimet pozitive të përjetuara kanë bërë që objektivi i ri i Turqisë të jetë kategoria e “Zhvillimit shumë të Lartë Njerëzor”.

Veçanërisht pas vitit 2002 është vënë re një përmirësim në shpërndarjen e të ardhurave.

Në Raportin e të Dhënave Themelore të vitit për Pabarazinë e të Ardhurave Vjetore ndërmjet Vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) Turqia u bë një nga vendet me përmirësimin më të mirë të shpërndarjes së të ardhurave vjetore për vitet 2000. Koeficienti Gini (masë për pabarazi në shpërndarjen e të ardhurave), që është një nga masat themelore të shpërndarjes së të ardhurave, ndërkohë që në vitin 2002 ishte 0,44, në vitin 2016 u tkurr në 0,40. Sipas të dhënave të vitit 2016, kjo masë, e krahasuar me një vit më parë, edhe pse tregoi një rritje të lehtë, pika ku duhet tërhequr vëmendje është, pjesa që mori 20%-shi më i varfër i shoqërisë nga këto të ardhura. Kjo gjendje, si rezultat i zbatimit në 10 vitet e fundit të politikave të punësimit, prodhimit dhe taksave tregoi përmirësim në avantazh të personave të varfër.

Zhvillimet spikatëse të përjetuara në kuadër të varfërisë dhe përmirësimet në aspektin e zhvillimit njerëzor, krahas suksesit të rëndësishëm të përjetuar në ekonominë e Turqisë ka një rol tepër të rëndësishëm për progresin në fushat sociale, arsimit dhe shëndetësisë si dhe në burimet e ndara për luftën kundër varfërisë dhe zhvillimet institucionale. Në kuadër të luftës kundër varfërisë u përjetuan zhvillime të rëndësishme edhe në fushën e ndihmave sociale, që është një nga mjetet më të rëndësishme në këtë aspekt. Në vitin 2011 u krijua Ministria e Familjes dhe Politikave Sociale dhe Drejtoria e Përgjithshme e Ndihmave Sociale dhe Solidaritetit filloi veprimtarinë në varësi të kësaj ministrie. Ndihmat sociale, në kuadër të shërbimit të bashkuar të ndihmave sociale, u mblodhën nën një çati të vetme dhe është krijuar një platformë e shëndetshme e të dhënave të atyre që përfitojnë nga ndihmat sociale.

Të dhënat e deklaruara në fillim të javës për çerekun e tretë të vitit, tregojnë edhe një herë se ekonomia e Turqisë vazhdon të rritet duke përfituar përshpejtim.

Si rezultat i luftës kundër varfërisë në Turqi rënia e përqindjes së varfërisë dhe reduktimi i numrit të personave të varfër, së bashku me zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin social, ka fituar një dimension të ri. Veçanërisht në 15 vitet e fundit, progresi ekonomik dhe social, si rrjedhojë e sigurimit të ndarjes së drejtë të zhvillimeve ekonomike dhe mirëqenies ndërmjet të gjitha shtresave socio-ekonomike, bën të detyrueshme strategji për luftën kundër varfërisë, ashtu si është edhe Strategjia Kombëtare e Punësimit. Në këtë kuadër, Ministria e Familjes dhe Politikave Sociale, përgatitet të vejë në veprim një strategji të rëndësishme. Strategjia me në themel “Sigurimin e Konsumit Bazë”, “Qasjen në Shanse” dhe “Zhvillimin e Kapacitetit” duket se do të bëjë dritë në një fushë shumë dimensionale për sa i përket ndihmave sociale. “Strategjia e Luftës kundër Varfërisë” përmban cilësinë e një harte të re rrugore në fushën e politikave sociale të vendit. Hapat e hedhura në këtë fushë që nga viti 2002 e këndej do të çohen në një nivel më të lartë dhe do të sigurohet që askush të mos privohet nga e drejta themelore, të mos ketë më të varfër dhe të përfitojnë në mënyrë të barabartë nga të gjitha shërbimet./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne