*Can ACUN

Botëkuptimi i “politikës së jashtme të gjithanshme” të Turqisë me vete solli edhe realizimin e iniciativave të reja në kontinentin e Afrikës. Në kuadër të kësaj politike Turqia bëri aktivitete të rëndësishme të ndihmave humanitare, zhvilloi marrëdhëniet diplomatike dhe ka arritur përfitime strategjike. Mosveprimi i Turqisë me një mentalitet “kolonial” dhe vendosja e marrëdhënieve të bazuara në fitim reciprok me vendet e Afrikës janë disa nga arsyet kryesore të suksesit të Turqisë. Turneu i vizitave zyrtare në vendet e Afrikës të Presidentit Recep Tayyip Erdogan që përfshinë Algjerinë, Mauritaninë, Senegalin dhe Malin cilësohet si një hap i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit strategjik të Turqisë me vendet afrikane.

Vëllimi tregtar i Turqisë me Afrikën gjatë 15 viteve të fundit u gjashtëfishua dhe doli në 17,5 miliardë dollarë. Ndërkohë që investimet e drejtpërdrejta turke në Afrikë në vitin 2003 ishin 100 milionë dollarë, në vitin 2017 kjo shifër doli në 6,5 miliardë dollarë. Gjatë vizitës së fundit të Presidentit Erdogan në Afrikë u nënshkruan një sërë marrëveshjesh. Gjithashtu gjatë këtyre vizitave u përcaktuan edhe objektivat e reja për rritjen e vëllimit tregtar mes vendeve. Për shembull pas arritjes në 250 milionë dollarë të vëllimit tregtar mes Senegalit dhe Turqisë u përcaktua një objektiv i ri 400 milionë dollarësh.

Për dallim nga qasja kolonialiste e Perëndimit, politikat e Turqisë ndaj Afrikës formohen në qasjen “Fito-Fito” (win-win). Në përgjigje të pyetjes së një gazetari të bërë gjatë vizitës në Algjeri se “A e shikonte Turqia (duke aluduar në Perandorinë Osmane) Algjerinë si koloni?”, Presidenti Erdogan u përgjigj me fjalët: “Po të ishte ashtu ju këtë pyetje do ta bënit në gjuhën turke e jo në frëngjishte”. Kjo përgjigje ishte e cilësisë së një përmbledhjeje e dallimit të politikës turke ndaj Afrikës në krahasim me botëkuptimin kolonialist të Perëndimorëve.

Ndërkaq një nga faktorët e mëdhenj të suksesit të politikës turke ndaj Afrikës është edhe diplomacia e ndihmave humanitare. Si një nga vendet që bënë më së shumti ndihma në botë në krahasim me nivelin e të ardhurave kombëtare, tregon rëndësinë që i kushton Turqia politikës së jashtme humanitare. Turqia, e cila luan rol aktiv në luftën kundër urisë, thatësirës dhe varfërisë, gjithashtu ndihmon edhe viktimat e luftës dhe të sëmurët.

Zonja e parë, Emine Erdogan i bën një përmbledhje politikave humanitare të Turqisë. “Thatësia mund të jetë fati i Afrikës, por vdekja nga uria nuk është fat. Vdekjet masive nuk kanë të bëjnë me fatin. Ne duhet ta forcojmë vetëbesimin tek popujt afrikanë deri sa institucionet ndërkombëtare vihen në veprim për stabilitetin politik të Afrikës”.

Ndërkaq përveç ndihmave humanitare të bëra në kuadër të politikave të Turqisë ndaj Afrikës si faktorët e tjerë të rëndësishëm dhe pozitiv janë edhe rolet që kanë marrë përsipër institucionet e rëndësishme turke në Afrikë si Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Zhvillimit, Ministria e Arsimit, Nënsekretaria e Thesarit, Administrata e Banesave Kolektive, AFAD, Institucioni i Arsimit të Lartë i Turqisë, Gjysmëhëna e Kuqe Turke, Unioni i Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve të Afrishme dhe Fondacioni Yunus Emre. Krahas institucioneve dhe organizatave turke, të cilat hedhin firmat në projekte të shumta në Afrikë edhe organizatat e shoqërive civile po zhvillojnë projekte të rëndësishme. Marrëdhëniet mes Turqisë dhe vendeve të Afrikës vijnë duke u zhvilluar çdo ditë e më shumë.

Në anën tjetër, Turqia në fushën e ekonomisë, posaçërisht në sektorin e ndërtimtarisë është aktore e rëndësishme në Afrikë. Kompanitë turke janë duke realizuar projekte të rëndësishme të ndërtimtarisë në shumicën e vendeve të Afrikës. Kështu që Presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë turneut të vizitave në vendet e Afrikës inspektoi edhe kantieret e ndërtimit të kompanive turke.

Ndërkaq një çështje tjetër e rëndësishme në politikën turke të Afrikës është edhe prania e shkollave dhe organizatave të FETO-s. Si rezultat i marrëdhënieve që zhvilloi Turqia me vendet e Afrikës bëhen punime për mbylljen e shkollave të FETO-s dhe transferimi i tyre tek Fondacioni Maarif. Ky fondacion ka filluar me arsimimin e nxënësve dhe studentëve në 88 shkolla në vendet afrikane si Tunizi, Tanzani, Sudan, Somali, Siera Leone, Sao Tome dhe Principe, Senegal, Nigeri, Mauritani, Mali, Republikën e Kongos, Guine, Gambi, Çad dhe Xhibuti.

*Ekspert i politikave të jashtme në Fondacionin për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), Ankara

38