Koment – Tensionimi mes Turqisë dhe EBA dhe arsyet e saj

Parë nga aspekti i rezervave të naftës, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë vendi i 6-të më i pasur në botë. Ky vend që ndodhet në perëndim të gadishullit arab në lindje kufizohet me Omanin dhe në jug me Arabinë Saudite. Në perëndim kufizohet me Katarin, ndërsa në veri ka kufirin detare me Iranin. Emiratet e Bashkuara Arabe janë themeluar në vitin 1971 me bashkimin e 7 emirateve dhe ato të Abu Dabit, Dubait, Sharjah, Fujairah, Umm Al Quwain dhe të Ajmanit. Ky vend është federatë e këtyre 7 emirateve. Rreth 90% të territoreve dhe të prodhimit të naftës të Emirateve të Bashkuara Arabe ndodhen në emiratin e Abu Dabit. Ndërsa emirati i dytë më i madh i vendit është Dubai.

Emiratet e Bashkuara Arabe në rend të ditës së fundmi erdhën me embargon që zbatohet ndaj Katarit. Nuk është fshehtësi se mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Turqisë për një kohë të gjatë jetohet një tensionim. Para pak kohe edhe ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu zhvilloi një vizitë në këtë vend. Me këtë vizitë lindi shpresa se do të tejkalohen edhe mosmarrëveshjet. Por, fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Emiratet e Bashkuara Arabe deri në puçin e Egjiptit për Turqinë ishte një partner i mirë politik dhe tregtar. Mirëpo pas grusht shtetit në Egjipt gjërat filluan të ndryshojnë. Gjatë grusht shtetit në Egjipt që u ndërmor në vitin 2013, Turqia me Katarin dhe blloku arab ku bëjnë pjesë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe zgjodhën elitat e ndryshme të pushtetit. Turqia dhe Katari përkrahnin Mursin, i cili erdhi në pushtet me zgjedhje demokratike, ndërsa blloku tjetër i dha përkrahje morale dhe materiale Sisit.

Turqia dhe Katari bënë përpjekje për të mbrojtur të drejtat e qeverisë së zgjedhur në Egjipt, ndërsa EBA dhe aleatët e tyre i dhanë përkrahje e nevojshme ekonomike Sisit. Kështu Emiratet me anë të manovrave të papritura politike arritën të hyjnë në jetën politike të Egjiptit. Duke e bërë këtë Emiratet u përkrahën nga Arabia Saudite dhe vendet tjera të Gjirit.

Emiratet e Bashkuara Arabe në Turqinë shikojnë sikur në një pengesë për përpjekjet e tyre për riformimin e rajonit. Janë në konkurrencë me Turqinë në disa rajone duke filluar prej Ballkanit e deri në Somali. Fuqinë ekonomike nuk e përdorin për rindërtimin e Somalisë ashtu sikurse Turqia, por për të krijuar platforma politike kundër Turqisë. Së fundmi Emiratet e Bashkuara Arabe me pretekst embargot ndaj Katarit ktheu sytë ndaj bazës ushtarake turke në Doha. Para disa kohësh në mediat ndërkombëtare zënë vend pretendimet se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë financuar tentativën e grusht shtetit më 15 korrik në Turqi. Kjo temë për gati një vit është në rendin e ditës të mediave turke.

Vendet e gadishullit arab me në krye ato të Gjirit Persik ballafaqohen me problemin e Iranit qoftë nga aspekti i popullatës shiite, qoftë me ato të sigurisë nukleare. Përpjekjet e Iranit për të zhvilluar marrëdhëniet me Turqinë dhe Katarin bëjnë që këto shqetësimet të rriten. Ndërkaq Katari para vendeve të Gjirit qëndron si një problem tjetër. Tanimë Katari është më i afërt me Iranin dhe ai gjithashtu përkrahë Vëllezërit Myslimanë në Egjipt. Të gjitha këto i shqetësojnë Emiratet e Bashkuara Arabe po aq sa edhe Arabinë Saudite. Emiratet janë të mendimit se Katari dhe Turqia janë duke bashkëpunuar në këtë drejtim.

Shqetësimet e Emirateve të Bashkuara Arabe ndaj Turqisë duhet të shqyrtohen edhe nga aspekti i marrëdhënieve të Turqisë me Iranin. Emiratet kanë një pakënaqësi të pabesueshme ndaj Iranit dhe të gjithë atyre që bashkëpunojnë me këtë vend. Për këtë arsye në Emiratet e Bashkuara Arabe ndjehet një atmosferë e shprehjes “Miku i armikut tim është armiku im”. Gjithashtu lejimi i hapjes së bazës ushtarake turke në territoret e Katarit e shqetësojnë tepër Emiratet e Bashkuara Arabe. Se sa do të vazhdojnë qasjet e tilla do të përcaktojnë koha dhe zhvillimet në rajon. Vendosja e paqes në Lindjen e Mesme është shumë e vështirë për deri sa Emiratet e Bashkuara Arabe nuk ndalin agresivitetin e tyre. Nga ky agresivitet ndikohen negativisht të gjithë aktorët përfshirë edhe Arabinë Saudite. Për këtë arsye Emiratet e Bashkuara Arabe problemet e tyre duhet ti zgjidhin së bashku me vendet e arsyeshme dhe përgjegjëse të Lindjes së Mesme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne