Koment – Vizita e Erdoganit në Vatikan premton shpresë për paqen globale

Ibrahim Kalın ka shkruar një artikull për gazetën “Daily Sabah” me titullin “Vizita e Erdoganit në Vatikan premton shpresë për paqen globale”.

Ai duke thekuar se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar vizitën e parë zyrtare pas 59 viteve në Vatikan, theksoi se vizita është bërë pas rezolutës për Jerusalemin (Kudsin) në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe se ka shërbyer për të hapur faqe të re në marrëdhëniet Turqi-Vatikan.

Zëdhënësi Kalın duke rikujtuar se Papa Françesku në vitin 2014 e ka vizituar Turqinë dhe se ka qenë lideri i parë i huaj i pritur në Kompleksin Presidencial, tregoi se dy liderët kanë trajtuar shumë çështje në mesin e të cilëve edhe Jerusalemi, marrëdhëniet mes myslimanëve dhe katolikëve, kriza në Siri, kriza e refugjatëve, terrorizmi, ksenofobia dhe islamofobia.

Kalın, në shkrimin e tij thekson se Papa Françesku pas ardhjes në detyrë ka treguar profilin e një lideri të hapur për komunikim, i ngrohtë, me mendje të hapur dhe sinqertë. “Qëndrimi i qartë dhe i vendosur i Vatikanit në lidhje me ‘Kudsin’, ishte mirëpritur në botën myslimane dhe i afroi myslimanët me katolikët. Në fakt kjo gjendje nuk është për t’u habitur sepse Jerusalemi është një vend i shenjtë edhe për katolikët dhe nuk është e mundshme që të pranojnë vendimin e njëanshëm të SHBA-ve dhe Izraelit”, ka shkruar zëdhënësi i Presidencës së Turqisë.

Papa tregoi se është përgjegjësi morale dhe politike kundërshtimi i formave të reja të racizmit dhe islamofobisë

Kalın theksoi se muslimanët dhe të krishterët veçanërisht ata që jetojnë në shtetet arabe dhe myslimane shohin okupimin e Kudsit nga ana izraelite si shkaku kryesor i problemeve në tokat e shenjta.

Në këtë drejtim, ai thotë se vendimi i administratës amerikane është një pjesë e problemit. “Rritja e vendbanimeve, me përpjekjet e shpronësimit dhe shtypjes së myslimanëve dhe krishterëve, parandalimi i kthimit të refugjatëve palestinezë në territoret e tyre, vazhdojnë të minojnë çdo përpjekje për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, thotë Kalın.

Ai më tej duke theksuar se mesazhet gjithëpërfshirëse të Papa Françeskut janë të rëndësishme për shkak të rritjes së lëvizjeve raciste dhe të djathtës ekstreme, theksoi se vizita e presidentit Erdogan tregon dëshirën për të punuar së bashku drejt paqes, sigurisë dhe miqësisë.

Duke theksuar se shfaqja e sulmeve politike dhe fizike ndaj komuniteteve paqësore myslimane si “normalitet i ri” është problematike nga aspekti i myslimanëve dhe jomyslimanëve, Kalın shprehet me këto fjalë: “Antisemitizmi në Evropë njësoj kështu është evoluar në nazizëm dhe holokaust. Papa tregoi se është përgjegjësi morale dhe politike kundërshtimi i formave të reja të racizmit dhe islamofobisë. Të gjithë myslimanët duhet të jenë të kënaqur nga kjo. Gjithashtu edhe liderët myslimanë duhet t’i mbrojnë të krishterët që jetojnë në vendet e tyre nga sulmet. Turqia mundohet që të sigurojë këtë duke hedhur disa hapa për të mbrojtur të drejtat dhe pronësitë e komuniteteve të krishtere dhe hebreje në vend. Në fakt, myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë, personat që u përkasin feve të tjera dhe ata që nuk kanë ndonjë besim, duhet t’i bashkojnë forcat e tyre kundër ksenofobisë dhe diskriminimit”. /AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne