Komisariati 6 dhe një magazinë në Kolonjë, objektet e ndërtuara nga kompania e Orest Sotës

“Eco Construction & Partners” e të riut 25 -vjeçar që u gjet me 860 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të ish -ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka vetëm 2 vjet në treg.

Vepra më e madhe që ka ndërtuar është komisariati 6 i policisë së Tiranës, aty ku Orest Sota ka dalë në publik në krah të ministrit Tahiri. Ky objekt ka kushtuar 219.483.552 lekë të reja.

Në faqen e internetit të kompanisë rezultojnë edhe dy ndërtime të tjera të saj. Bëhet fjalë për një magazinë në Kolonjë dhe ndërtimin e godinës së një kompanie simotër, të quajtur “Ikona”.

Komisariati 6 rezulton kështu objekti që i ka sjellë fitimet më të mëdha 25 -vjeçarit që u kap me 860 mijë euro.

PD thotë se ato janë paratë e Saimir Tahirit. Lulzim Basha publikoi edhe tre data, në të cilat, sipas tij, Sota ka udhëtuar së bashku me Tahirin në Itali e Mal të Zi. Në njërën prej tyre thuhet se ai ka përdorur makinën e ish -ministrit të Brendshëm, që po hetohet nga prokuroria e krimeve të rënda për lidhje me bandën kriminale të trafikut të drogës të vëllezërve Habilaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne