Komisioneri Hahn letër qytetarëve shqiptarë: Jam shumë i shqetësuar…

Komisionieri për zgjerim në Parlamentin Evropian Johannes Hahn u është drejtuar me një letër qytetarëve shqiptarë në lidhje me krizën politike në vendin tonë.

Hahn shprehet mjaft i shqetësuar për situatën politike në vendin tonë dhe deklaron se janë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme që të arrihet dialogu politik në vend.

Letra:

Të dashur qyterarë shqiptarë, të dashur miq,

Po ju drejtohem sot me shqetësim të madh.

Gjatë javëve të fundit janë bërë përpjekje për të nxitur dialogun mes partive politike në Shqipëri nga përfaqsues të BE, përfshirë mua dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Kemi dëgjuar me kujdes shqetësimet dhe pritjet e të gjitha palëve, duke u përpjekur për të gjetur një zgjidhje për krizën. U ofruan disa alternativa me shpresë që partitë dhe liderët politikë të gjejnë një zgjidhje të përbashkët.

Fatkeqësisht, nuk ndodhi kështu. Sot jemi në një situatë kur është vënë në lëvizje procesi zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme më 18 qershor. Zgjedhje do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e partive kryesore të opozitës.

Për fat të keq, ky nuk ishte rasti. Pra, sot jemi në një situatë ku është vënë në lëvizje procesi zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme më 18 qershor. Zgjedhjet do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e partive kryesore të opozitës.

Ishte zgjedhje e opozitës për të mos kandiduar në zgjedhje. Une duhet ta respektoj, por njëkohësisht shpreh keqardhjen për këtë vendim nga pikëpamja demokratike.

Shqiptarët meritojnë zgjedhje që ofrojnë një ofertë të gjerë politike dhe respektojnë standardet zgjedhore. Megjithatë procesi demokratik duhet të vazhdojë, edhe nëse disa vendosin që të qëndrojnë prapa.

Demokracia dhe standardet demokratike nuk do të pengohen duke bojkotuar institucionet dhe zgjedhjet demokratike. Zgjedhjet do të vlerësohen sipas standardeve ndërkombëtare.

Institucioni i vëzhgimit të zgjedhjeve, ODIHR, kohët e fundit ka nisur vëzhgimin për zgjedhjet në Shqipëri. Ne, jo vetëm që mbështesim ODIHR, por presim gjithashtu që të gjitha institucionet në Shqipëri të bashkëpunojnë dhe të bëjnë transparencë të plotë të punës së tyre, si gjatë javëve para zgjedhjeve, ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve. Është në interes të Shqipërisë dhe autoriteteve shqiptare që OSBE/ODIHR dhe vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë do të jenë në gjendje të bëjnë më mirë punën e tyre në vlerësimin e zgjedhjeve.

Prandaj, dua të jem i qartë për një gjë: Dënoj fuqishëm çdo thirrje për “veprime” që do të dëmtonin të drejtën e çdo qytetari për të votuar dhe liritë e tij themelore. Këto “veprime” nuk mund të justifikohen dhe nuk janë në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Në lidhje me këtë, më lejoni të shtoj edhe diçka. Fakti që zgjedhjet në Kavajë nuk mund të zhvilloheshin, nuk është fitore për askënd. Kjo është një humbje për demokracinë.

Të dashur qytetarë,

Kam besim të plotë se qytetarët shqiptarë do të kërkojnë nga udhëheqësit e tyre politike që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe maturi demokratike për një vend që aspiron të jetë anëtar i BE.

Le të jemi të qartë: Udhëheqësit do të jenë përgjegjës nëse përpiqen të shmangin aspiratat legjitime të popullit shqiptar për një të ardhme më të mirë. BE do të ndjekë dhe monitorojë nga afër procesin zgjedhor. Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne