Komisioneri Hahn zbulon kur do pranohet në BE Shqipëria

Komisioneri i Negociatave të Zgjerimit, Johannes Hann shpreh mbështetjen e tij për Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE.

“Tashmë Shqipëria ka momentin të bëjë sa më shumë progres me Reformën në Drejtësi dhe me procesin e Vettingut. Vendet e Ballkanit dua t`i shohim në 2025 si anëtare të BE-së. Mund të gjykohem si optimist nga disa për datën që e them sot këtu për herë te parë: por Ballkani është Evropën”, tha Hahn.

Komisioneri Hahn përshëndeti faktin që Austria merr presidencën e ardhshme të BE-së më 1 korrik.

Hahn i bëri deklaratat e tij gjatë një konference në Vjenë organizuar nga FMN dhe JVI (Instituti i Përbashkët i Vjenës), ku të pranishëm ishin deputetët socialistë Ervin Bushati dhe Evis Kushi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne