Komisioneri për Emigrimin në BE Avramopulous i shkon në zyrë ministrit Xhafaj

Ditën e sotme komisioneri për Emigrimin në BE, Avramopulous, ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtatë. Ndërkohë, ai është takuar me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj pak minuta më parë.

Takimi po zhvillohet në ambientet e ministrisë së Brendshme në Tiranë. Dy zyrtarët do të nënshkruajnë marrëveshjen mes policisë dhe Frontex. Pak më vonë komisioneri dhe ministri i Brendshëm do të japin një deklaratë për mediat.

Avramopulous më pas do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin per Europen dhe Punet e Jashtme, Bushati. Pritej që komisioneri për migrimin në BE t’i kryente dje këto takime ndërkohë shkaqet e shtyrjes së vizitës janë të panjohura deri më tani

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne