Komisioni Evropian: Dy e treta e uebsajteve të udhëtimeve mashtrojnë me çmimet

Dy e treta e uebsajteve të udhëtimeve ofrojnë informacion të pavërtetë lidhur me çmimet, duke shkelur në mënyrë flagrante të drejtat Evropiane për mbrojtjen e konsumatorit u shpreh Komisioni Evropian ditën e Premte.

Në një studim ku përfshiheshin 352 shërbime online të prenotimit, u zbulua se 2/3 e uebsajteve tregonin fillimisht çmime të cilat nuk ishin finale dhe në 1/5 e rasteve ofertat promocionale nuk ekzistonin fare tha Komisioni.

1 në 4 uebsajte gënjenin konsumatorët duke u thënë se ekzistonte vetëm një numër i limituar pozicionesh të lira.

Komisioni Evropian nuk citoi asnjë prej kompanive po tha se do të ndërmerrte masa për ti lajmëruar uebsajtet për shkeljen e rregullores./ Opinion

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne