Komiteti Islamik: Fundi i Izraelit sionist është afër

Komiteti Islamik Koordinues i Njoftimeve, në deklaratën e publikuar në prag të Ditës Botërore të Jerusalemit, raportoi se “Fundi i regjimit sionist është afër”, duke shtuar se “Së shpejti, umeti i madh islam do t’a falë namazin e xhumasë në Bejtylmukaddes.”

Në këtë raport u dënua bartja e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem, me një vendim marrëzorë të Amerikës dhe u raportua se “Ky vendim ka hapur një fushë të re beteje për Palestinën dhe për të gjithë muslimanët dhe libertarianët”.

Në raport u tha se vrasjet e kryera nga regjimi sionist ndaj palestinezëve gjatë intifadave të tyre të reja me emrin Marshi i Madh i Kthimit, tregojnë haptazi se ‘sionistët dëshirojnë të aktualizojnë sloganin ‘formimi i shtetit të madh izraelitnga Nili në Eufrat’, por siq ka porositur udhëheqësi i Revolucionit Islamik, periudha e Aparteidit ka mbetur në të kaluarën sepse kryengritësit palestinezë nuk do të heqin dorë nga territoret.

Në raport gjithashtu u tha se duke iu referuar fitores së frontit të rezistencës, humbjes së Amerikës dhe sionistëve si dhe kthimit të popullit palestinezë, umeti islam do të qëndrojë kundër pushtimit, gjenocidit dhe shtypjes së popullit dhe refugjatëve të shtypur dhe të pafajshëm palestinezë.

Burimi : Suriye Gerçekleri/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne