Kompania ajrore ruse shton fluturimet drejt Stambollit

Kompania ajrore ruse, Aeroflot vendosi që fluturimet drejt Stambollit nga 3 në ditë ti rrisë në 4 fluturime në ditë.

Zëdhënësi i Aeroflot për Turqinë, Anatoliy Golub, tha: “Gjatë sezonit të dimrit, numri i fluturimeve nga Stambolli për në Moskë, nga 3 do të rritet në 4 fluturime në ditë. Krahahs fluturimeve në Stamboll, Aeroflot do të vazhdojë fluturimet një herë në ditë në linjën Moskë-Antalya-Moskë me avionë modernë Boeing 737-800 dhe Airbus A321”.

“Për shkak se nga Moska nuk ka kërkesë të vazhdueshme, tani për tani nuk do të ketë fluturime në Ankara” u shpreh Golub./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne