Kompania gjermane ndalon shitjen e armëve Izraelit

Një kompani gjermane e prodhimit të armëve, e ndërpreu shitjen e armëve regjimit sionist.

Rrjeti televiziv Al-Mejadin, njoftoi se kompania gjermane Hackler und Koch, i cili prodhon armë shkatërruese, ndërpreu shitjen e këtyre armëve në Izrael. Mediat izraelite thanë se kompania gjermane po ndërmerr një politikë të re që e vështirëson shumë marrjen e licencës së eksportit nga qeveria gjermane për tregtinë e armëve me një numër vendesh anembanë botës. Sipas këtyre mediave, në listën e re të ndalimit të shitjes së armëve të kësaj kompanie ndodhen edhe Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Turqia./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne