Kompanitë Snam dhe Albgaz bashkëpunojnë për tregun shqiptar të gazit

Operatori i infrastrukturës së gazit në Shqipëri, Albgaz, ranë dakord të bashkëpunojnë për zhvillimin e tregut të gazit të Shqipërisë, njoftoi Snam.

Palët nënshkruan memorandum mirëkuptimi (MoU) për zhvillimin e bashkëpunimit për të mbështetur fillimin dhe zhvillimin e tregut të gazit të Shqipërisë dhe sistemin e infrastrukturës që do të lançohet kur tubacioni i Projektit Trans Adriatik (TAP) do të kalojë në vend.

Projekti TAP synon të lidhë tubacionin e gazit natyror Trans Anatolian (TANAP) në kufirin Greqi-Turqi dhe të kalojë Greqinë e Veriut, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të shkojë në territorin e Italisë jugore, ku do të lidhet me rrjetin italian të gazit natyror të operuar nga Snam.

I gjithë projekti do të jetë 878 kilometra në gjatësi, me një kapacitet fillestar prej 10 miliardë metra kub në vit, për të transferuar gazin natyror të Azerbajxhanit në disa tregje evropiane.

TAP është aktualisht në fazën e tij të ndërtimit, e cila filloi në vitin 2016.

“Bashkëpunimi synon, mes tjerash, të mbështesë Albgazin në zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme për të lançuar tregun e gazit dhe zbatimin e praktikave më të mira që janë tipike të aktiviteteve të drejtuara nga Snam”, thuhet në deklaratë.

Albgaz u themelua në janar të vitit 2017 dhe është i ngarkuar me zhvillimin dhe menaxhimin e infrastrukturës për tregun shqiptar të gazit. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne