Kompenzim për të burgosurin amerikan që u dënua pa faj për 39 vjet

Është marrë vendim që të paguhen 21 milion dollar kompenzim për Craig Coley i cili ishte akuzuar për vrasjen e ish të dashurës së tij dhe djalit të saj, në Simi Valley të shtetit të Kalifornisë së SHBA-së, por i cili pas 39 vjet burg, doli të jetë i pafajshëm.

Coley, tani 71 vjeç, ishte dënuar në vitin 1978 me një dënim të përjetshëm, me akuzën se kishte vrarë ish dashurën e saj Rhonda Wicht dhe djalin e saj katërvjeçar, Donald. Coley i cili mbrojti pafajësinë e tij që nga fillimi, u lirua në vitin 2017, pasi hetuesit gjetën mostrat e ADN-së të cilat e nxorrën atë të pastër.

Lideri i qytetit Simi Walley, Eric Levitt tha se pa marrë parasysh se sa shuma e kompensimit financiar, ajo nuk do të mund ta përmbush atë që ka përjetuar Coley. Levitt tha se atij do t’i paguhen 4.9 miliard dollar nga qyteti, ndërsa 16.1 dollarët e mbetura, nga sigurimi dhe burime të tjera.

Vitin e kaluar, Crag Coley ishte paguar rreth 2 milion dollar.

Më shumë se 350 të burgosur kanë dalur të pastër në bazë të testeve të ADN-së të kryera që nga viti 1989 nën udhëheqjen e ‘Innocence Project’ (Projektit të Pafajësisë) me qendër në Nju Jork.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne