Njoftim i PK të Greqisë (KKE) për zhvillimet me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë (IRJM)

“Zjarrvënësit e Ballkanit -NATO, SHBA, BE- nuk duan të japin zgjidhje pro popujve!

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i bën thirrje popullin grek, i cili me të drejtë shqetësohet për zhvillimet në IRJM, të shikojë thelbin e problemit, “pyllin” dhe jo “pemën”. Të kapërcejë çorientimin dhe vijat e rreme ndarëse, që kultivojnë si qeveria ashtu dhe ato forcat që investojnë në nacionalizëm dhe irredentizëm.

Që të dyja anët, pavarësisht nga qëndrimi i tyre, çojnë në piedestal si çështje më kryesore atë të emrit dhe fshehin skenën e rrezikshme që po formohet. Ata fshehin marrëveshjen e tyre me ombrellën e NATO-s, poshtë së cilës zhvillohen negociatat, me qëllim integrimin e shtetit fqinj në NATO.

Këto zhvillime nuk kanë të bëjnë vetëm me marrëdhëniet Greqi – IRJM. Kjo është një pjesë nga planet e përgjithshme që nxiten nga NATO, SHBA-të dhe BE, me qëllim forcimin e pranisë së tyre ekonomike – politike – dhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë në rajon.

Që të dalin më shumë të përforcuar në konkurrencën e ashpër me fuqitë e tjera, të tilla si Rusia, Kina, duke u fokusuar në kontrollin e burimeve të energjisë dhe të rrugëve, pjesëve të tregut.

Për këtë çështje interesohen, shtabet e NATO-s, qeveria greke dhe qeveria e IRJM-së. Kjo është arsyeja pse Samiti i NATO-s në korrik është vendosur si një horizont për arritjen e një marrëveshjeje.

Këto zhvillime paralajmërojnë vuajtje të reja për popujt!

Është tallje antihistorike ajo që thuhet se integrimi i këtyre vendeve në NATO dhe BE do të sigurojnë paqen dhe stabilitetin, se do të parandalojë rreziqet ndaj Greqisë.

Nuk duhet të harrojmë se ishin forcat e NATO-s ato që:

– Ishin protagoniste në shpërbërjen e Jugosllavisë së bashkuar dhe në krijimin e problemit.

– Rishkruan hartat e Ballkanit, krijuan shtete – protektorate për të promovuar interesat e tyre.

– Shfrytëzojnë çështje minoritetesh ekzistuese dhe jo-ekzistuese, duke ushqyer nacionalizmin dhe irredentizmin, për të “përçarë” popujt.

Marrëdhëniet greko-turke vërtetojnë se pjesëmarrja në NATO, jo vetëm që nuk sigurojë paqen dhe integritetin territorial, por në të kundërt përbën një faktor për acarimin e problemeve, për refuzimin e të drejtave sovrane.

Vetë ecuria e shteteve të Ballkanit drejt NATO-s dhe BE-së bashkëjeton me refuzimin e kufijve, shkeljet ndaj të drejtave sovrane, duke ngritur edhe çështje minoritetesh që nuk ekzistojnë.

Edhe në qoftë se do të ekzistojë një kompromis, është e sigurt se do të jetë i brishtë, dhe kur do të ndryshojë korrelacioni, do të kërkohen marrëveshje të reja dhe ekuilibra gjeopolitike, që arrihen ose me luftë ose me armë në tëmth të popujve.

“Emërimi” fsheh planet imperialiste, problemet reale

PK e Greqisë (KKE) që nga viti 1992, kur u çua çështja e emrit për shtetin fqinj, pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë së bashkuar, mbajti qëndrim me pozicione parimore, me synim nxitjen e miqësisë midis popujve, kundër planeve të imperialistëve dhe ndryshimit të kufijve në rajon.

PK e Greqisë (KKE) shkoj kundër prirjes nacionaliste që dominonte dhe që e kultivonin të gjitha partitë e tjera politike.

Mes atyre partive edhe Partia e Sinaspismos (më vonë u quajt SYRIZA), të cilat së bashku me ND-në dhe PASOK-un, nënshkruanin deklarata të përbashkëta dhe sulmonin PK të Greqisë (KKE), duke ushqyer histerinë antikomuniste.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mbështet qëndrimin e saj në faktin e padiskutueshëm se Maqedonia është një rajon i madh gjeografik, e cila është e ndarë në mes të katër vendeve të Ballkanit, bazuar në Traktatin e Bukureshtit, të nënshkruar nga Venizelos në vitin 1913. Atëherë morën: Greqia 51%, Serbia 39% (IRJM), Bullgaria 9.5%, dhe Shqipëria 0.5%.

Refuzimi i këtij realiteti, me sloganin “Maqedonia është vetëm greke” duke nënkuptuar të gjithë rajonin gjeografik të Maqedonisë, injoron hapjen e “kutisë së Pandorës”. Ushqen nacionalizmin dhe irredentizmin. I jep justifikim atyre që ëndërrojnë rishikimin e Traktateve Ndërkombëtare, të tillë si klasa borgjeze e Turqisë me refuzimin e Traktatit të Lozanës. Kështu do të ndizet fitili në depot e barutit të Ballkanit.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) beson se gjëja kryesore është sigurimi i marrëdhënieve paqësore të bashkëpunimit, sigurimin e paprekshmërisë së kufijve për të dy vendet, ndryshim të Kushtetutës në vendin fqinj, shmangien e çdo propagande irredentiste.

Vetëm në këtë mënyrë mund të anulohen e gjithë ajo bazë që mbështet teorinë antihistorike për “komb Maqedonas”. Vetëm kështu mund të sigurohet caktimi ekskluziv gjeografik, nëse bien në marrëveshje se në emrin e vendit fqinj do të përfshihet termi “Maqedoni” apo diçka e ngjashme.

Qeveria e SYRIZA-ANEL ka marrë rolin e “flamurtarit” të NATO-s

Qeveria, nëpërmjet politikës së ashtuquajtur “ngritje gjeostrategjike” promovon pjesëmarrjen e kapitalit grek në plaçkitjen që bëhet në rajon. Është ana tjetër e politikës antipopullore.

Klasa borgjeze greke synon që të rikthehet në Ballkan më e forcuar, të fitojë pozita në sektorë që i ka si prioritet, duke përfituar nga hyrja e këtyre vendeve në BE dhe NATO.

Kjo është arsyeja pse ajo me zell të madh do që ti mbyllë çështjet në emër të kapitalit, pa marrë parasysh nëse hap dritare me rreziqe të mëdha për popullin grek dhe popujt e tjerë të rajonit.

Jo helmit të gjoja «patriotizmit» dhe kozmopolitizmit të kapitalit

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i bën thirrje popullit të izolojë ato forca nacionaliste, fashiste që shfrytëzojnë ankthin që ndjen populli për të mbjellë helmin e nacionalizmit, e gjoja patriotizmit. Midis tyre, Agimi i Artë kriminel, pasardhësi politik i nazizmit, që gjatë periudhës së dominimit të tyre Maqedonia Greke ishte nën pushtimin bullgar.

ND-ja dhe partitë e tjera kanë përgjegjësi të mëdha, sepse me qëndrimin e tyre ata po peshkojnë në ujërat e turbullta të nacionalizmit, shfajësojnë forca të tilla. Në të njëjtën kohë, ata “i japin qeverisë mundësinë për të paraqitur planet e rrezikshme Euroatlantike me mantelin e” progresivitetit”.

Popujt mund të ecin në rrugën e tyre shpresëdhënëse.

Lufta dhe solidariteti i përbashkët janë arma e tyre kundër planeve të kapitalit dhe të imperialistëve.

Zhvillimet imponojnë vigjilencë, intensifikim të luftës punëtore – popullore dhe të solidaritetit ndërkombëtar, kundër ndërhyrjeve dhe luftërave imperialiste. Kjo luftë është e lidhur në mënyrë të pandashme me luftën për të drejtat bashkëkohore popullore. Është e lidhur me luftën kundër të gjitha aleancave imperialiste, si NATO, BE, kundër vetë sistemit të shfrytëzimit kapitalist dhe pushteti të kapitalit”.

 

 

05.02.2018

29