Komunistët kosovarë betohen para Nexhmije Hoxhës: Do vazhdojmë rrugën e “shokut Enver”…

Një grup kosovarësh kanë vizituar disa ditë më parë Nexhmije Hoxhën në shtëpinë e saj.

Ata janë betuar me grushtin lart se do të vazhdonin në rrugën e shokut Enver.

Grupi deklaroi se ishinnga Armata Kombëtare Shqiptare, ndërkohë që i dorëzuan së vesë së diktatorit dy certifikata mirënjohjeje.

Duket krejt e çuditshme se si shqiptarët që nuk kanë jetuar asnjë ditë brenda Shqipërisë së “shokut” Enver, ndihen krenar për atë periudhë, duke u betuar se do t’a vazhdonin rrugën e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne