nga Philip Heijmans.
Pragë, Republika Çeke – Duke ecur përgjatë rrugëve piktoreske të Pragës vetëm disa blloqe larg sheshit të famshëm të Wenceslas, 38 vjeçari Raed Shaik i lindur në Palestinë ndaloi të na tregonte një dyqan ushqimesh hallall i cili frekuentohej nga një pjesë të vogël e banorëve të tjerë muslimanë të qytetit.

Më pas ai bëri shenjë drejt një restoranti myslimanësh nga Lindja e Mesme në të djathtë, i fshehur pas një xhamie të vogël.

“Këtu është përqendrimi më i lartë i myslimanëve të Pragës”, tha menaxherja e projektit IT duke qeshur.

Megjithëse nuk ekzistojnë shifra të sakta, komuniteti musliman në Republikën Çeke është i vogël, ndërmjet 5.000 dhe 20.000, ose më pak se 0.02 përqind e popullsisë së përgjithshme.

Vetëm një pjesë e tij jeton në Pragë.

Islami është bërë një temë e nxehtë e politikës Çeke, ku nje pjesë e vecantë politikës së tij është tema” Jo Islamit. Jo terrorizmit”.

Sipërmarrësi japonezo-çek Tomio Okamura dhe partia e tij e Lirisë dhe Demokracisë së Drejtë (SPD) hynë në parlament si partia e tretë më e fuqishme pas zgjedhjeve të tetorit me politikën për të larguar Islamin tërësisht jashtë Republikës Çeke.

Slogani i fushatës ishte mjaft bindës për SPD-në e sapoformuar për të mbledhur vota në garën e parë zgjedhore.

Duke ndërtuar lidhje me lëvizjet e tjera të ekstremit të djathtë në Europë, siç është Fronti Nacional i Marin Le Pen në Francë, Okamura shpreson të arrijë qëllimin e tij përmes bisedimeve të vazhdueshme për të bërë koalicion me miliarderin Andrej Babis, i cili është propozuar të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit.

Partia e Qytetarëve të Pakënaqur (ANO) fitoi zgjedhjet e tetorit në mënyrë vendimtare, por nuk siguroi shumicën. Tani ai duhet të formojë një koalicion në parlamentin e ndarë i cili ka shprehur pak gatishmëri për të punuar me populistin i cili në kohën e zgjedhjeve ishte duke u hetuar për mashtrim.

Myslimanët braktisin vendin mes islamofobisë në rritje

Disa myslimanë në Pragë kanë frikë se rrethanat mund të çojnë në një aleancë me Okamurën, duke i dhënë atij një platformë të pashembullt – një perspektivë shqetësuese duke pasur parasysh përbuzjen e përbashkët të ANO dhe SPD për refugjatët myslimanë.

“Ne duhet të luftojmë për atë që ndërtuan paraardhësit tanë, nëse do të ketë më shumë muslimanë sesa belgë në Bruksel, ky është problemi i tij, nuk e dua këtu këtë gjë, nuk mund të na thonë se kush duhet të jetojë këtu”, u tha Babis gazetarëve në qershor.

Kjo lloj retorike gjithnjë e më armiqësore kundër migrantëve ka sjellë një islamofobi të madhe. Për anëtarët e komunitetit të vogël musliman të Pragës, kjo është shenjë e kohërave shqetësuese.
“Shumë prej miqve tanë tashmë janë larguar. Nëse islamofobia nuk ishte arsyeja kryesore e largimit te tyre, sigurisht që ajo do të ishte arsyeja e dytë,” tha Shaik i lindur në Palestinë.

Aktualisht, Islami njihet në Republikën Çeke, por pasuesit e tij janë të kufizuar nga disa privilegje themelore të gëzuara nga besimet e tjera, duke përfshirë të drejtën për të themeluar shkolla, për të kryer martesa të njohura ligjërisht dhe për të kryer ceremoni fetare në hapësira publike.

“Shumica e muslimanëve këtu janë mjekë, inxhinierë dhe specialistë të teknologjisë së informacionit, por disa parti politike po përpiqen të ndryshojnë të drejtat tona dhe të eliminojnë Islamin”, tha Vladimir Sanka, një 58-vjeçar musliman çek, i cili është në bordin e Bashkësisë Muslimane në Pragë.

‘Askush nuk mund ta ndalojë lirinë e besimit’

Me negociatat mes dy partive në vazhdim, Okamura ka thënë tashmë për mediat lokale se ANO është zotuar të marrë në konsideratë një kufizim të azilit për myslimanët dhe një ndalim të “Sheriatit”, ose ligjit islam dhe se SPD nuk do të mbështesë Babisin përveç nëse arrihet një marrëveshje .

Lubomir Kopecek, një analist politik në Universitetin Masaryk në Brno, tha se një aleancë në këtë fazë nuk ka gjasa, megjithatë ska të pamundura.

“Nëse një qeveri mes ANOs dhe Okamuras do të ndodhte në javët apo muajt e ardhshëm, ajo mund të ndryshojë shumë gjëra”, tha ai duke iu referuar lirive fetare.

Edhe nëse dy partitë bëhen bashkë, ata do ta kenë të vështirë për të kryer një ndalim të tillë, tha kreu i Gjykatës Kushtetuese, Pavel Rychetsky, për mediat lokale duke thënë: “Askush nuk mund të ndalojë lirinë e fesë dhe besimit”.

Megjithatë, masat nuk do të ishin te paprecedenta për rajonin.

Sllovakia vitin e kaluar miratoi një ligj që ndalonte Islamin nga fitimi i statusit zyrtar si fe.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, rritja e ndjenjës anti-islame ka rezultuar me një rritje në gjuhën e urrejtjes dhe madje edhe në sulme fizike kundër myslimanëve që u shpërngulën shumë kohë përpara krizës së refugjatëve.

Në korrik, mediat lokale njoftuan se dy gra muslimane po shoqëronin një grup fëmijësh në një aquapark në Pragë, kur një grua filloi ti sulmonte ato gojarisht dhe fizikisht.

Një nga viktimat ishte gruaja e Shaikut.

“Për fat të keq situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë këtu”, tha ai.

Shaiku, i cili dy herë e debatoi çështjen me Okamurën në televizionin çek në vitin 2015, tha se është bërë e vështirë për komunitetin që të gjejë një vend në Pragë për të falur Bajramin.

Salla të mëdha nuk na japin ne muslimanëve.

“Nuk ishte problem për 23 vjet, por disa vjet më parë u bë e mision i pamundur”, tha Shaik.

Çekët shfaqin ‘nivelin më të lartë të racizmit në Evropë’

Ashtu si fqinjët e saj lindorë, Polonia dhe Hungaria, qëndrimi i Republikës Çeke ndaj migrantëve u përkeqësua në vitin 2015 pas një përshkallëzimi të sulmeve në Evropën Perëndimore dhe si kriza e refugjatëve e cila vazhdoi të shpaloset.

Sipas një sondazhi të Universitetit të Harvardit, botuar më parë në vitin 2017, nga qindra mijëra njerëz në Evropë, çekët shfaqën një nivel më të lartë të paragjykimeve racore sesa çdo vend tjetër evropian.

Në Pragë, politikanët përfshirë Presidentin Milos Zeman kanë miratuar qëndrime të ashpra ndaj myslimanëve, duke kundërshtuar ashpër kuotat e refugjatëve, dhe duke marrë vetëm 12 nga rreth 2,700 refugjatë të caktuar nga Komisioni Evropian.

Qëndrimi ka çuar në retorikë alarmante, ku si pasoje thuhet se integrimi i muslimanëve në shoqërinë çeke është “praktikisht i pamundur”.

Kjo retorikë u ka hapur rrugën grupeve anti-islame si “Block Against Islam”, e cila njihet për organizimin e ngjarjeve ekstreme ku vitin e kaluar u përfshi në veshjet tradicionale Islame dhe në talljet me pelegrinazhin e haxhit duke marshuar rreth një tualeti të lëvizshëm që i ngjante Qabes së Shenjtë në Mekë.

Në një ngjarje të veçantë, grupi imitoi grupin terrorit ISIS, sikur ai pushtoi sheshin e vjetër të qytetit dhe më pas ekzekutoi dikë me prerje koke.

“Ata janë një grup i vogël që duan të na provokojnë dhe shpresojmë se me reagimin tonë ata të mund të thonë se kjo është ajo që ne ju kishim paralajmëruar,” tha Sanka.

Situata është përkeqësuar pasi Republika Çeke ka rënë viktimë e një fushate destabilizuese e dezinformimit.
Dhjetëra organizata të lajmeve të rreme, gjatë viteve të fundit janë përqendruar në krijimin e një realiteti të rreme kundër muslimanëve me qëllim të rritjes së populizmit.

HateFree, një organizatë kundër diskriminimit e drejtuar nga qeveria ka demaskuar rreth 100 tregime anti-islame në Republikën Çeke gjatë viteve të fundit.

“Ne nuk kemi kapacitetin për të bërë më shumë, sepse jemi ende në një pozitë shumë të vështirë”, tha Shaik për komunitetin e tij të vogël.

“Në çdo cep, në çdo televizor dhe gazetë, ju mund të shihni qëndrimin e tyre dhe frikën, kështu që nuk është çudi pse njerëzit janë të frikësuar”./ Gazeta Impakt

burimi:aljazeera

32